Manjani: Shqiptarët po ikin, por opozita sërish i mbush sheshet, ky është lajm i mirë

21:37, 15/11/2022
A+ Aa A-

Për ish-ministrin Ylli Manjani, protesta e 12 nëntori ishte shumë e mirë, ishte diçka shembullore.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjanin u shpreh se thirrjet dhe diskutimet se pse nuk pati dhunë në protestë janë të pakuptimtë.

Sipas ish-ministrit ata që ikin nga Shqipëria janë shqiptarët e opozitës, por kjo e fundit ja del sërish të shtojë radhët dhe të nxjerrë dhjetëra mijëra në shesh dhe ky sipas tij, është një lajm shumë i mirë.

‘Një parti politike nuk i thërret njerëzit për të marrë hunj, apo kallashin dhe hajde të vrasim qeverinë. Kjo quhet organizatë terroriste, ose organizatë e dhunshme. Një parti politike i fton njerëzit të shprehin mllefin, pakënaqësinë me qeverinë dhe situatën që janë.

Ajo ishte një diçka shembullore të them të vërtetën. Po shikoja dhe mbrëmë këtu në studio ku ishte edhe vetë Berisha, ku analiza e vuri nën presing se pse nuk u bë dhunë.

Cili është fundi i dhunës? Pra hyhet me dhunë, merret qeveria dhe ku shkohet? Si e more duhet ta japësh prap. Të vendosim pak llogjikën në fjalë.

Protesta e 12 nëntorit ishte shumë e mirë, sepse në kuptimin e pjesëmarrjes ishte shumë e mirë. Edhe pse shqiptarët e opozitës po ikin, se këta të qeverisë nuk kanë pse të ikin, sërish opozita mbush sheshin. Ky është lajm i mirë, në kuptimin e një mesazhe, pakënaqësie.

Shqiptarët po ikin, por po ikin shqiptarët e opozitës, dhe kjo është e vërtetë, sepse po të mos jesh me qeverinë këtu vdes për bukë. Por prap opozita shton radhët e saj në një prezencë publike, siç është protesta’, - tha Ylli Manjani gjatë debatit me Adi Krastën në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ngushllime! T rroj partia!16/11/2022 02:29

PD ka 70mijë anëtarë. Ku është problemi për të mbushur sheshin me 20mijë-30mijë veta? Problemi është që mbushe me sa të duash, por protestat fiktive me regji janë si ato të PD, protesta si vaki, pra pasi mbarojnë fjalimet, ndezin nga një qiri dhe natën e mirë , ikin në shtëpi, as entuziazëm, as shpresë, as grintë, as nerv, asnjë lloj incidenti apo revolte simbolike duke djegur diçka apo hedhur diçka. Asgjë. Tmerr total nga çdo lloj forme revolte. Thjesht militantë dëgjues në shesh. Si në funeral. Pra, mblidhen sa për t'i treguar botës, Yuri Kimit dhe gjykatës që i kanë numrat për të marrë vulën e partisë. A mund të revoltohet ashtu në heshtje e i tmerruar një popull i shtypur, i tallur dhe i vjedhur nga qeveria moniste? Jo. Një demostrim numrash nuk quhet protestë për hallet qytetarëve, por show për hall të kryetarëve.

Shto koment

Denonco