Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Edi Rama

Raketat ruse godasin Poloninë, reagon Edi Rama

21:19, 15/11/2022
A+ Aa A-

Edi Rama, ka reaguar pas rënies së dy raketave ruse në Poloni.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai është drejtuar homologut të tij polak Mateusz Morawiecki duke i thënë se Polonia ka mbështetjen e Shqipërisë.

‘Mateusz Morawiecki Shqipëria është seriozisht i shqetësuar për lajmet për shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe  mbështetjen tonë të plotë’- shkruan ai në Twitter.

Dy persona kanë vdekur në Poloni pasi dy raketa me origjinë ruse ranë pranë kufirit të vendit me Ukrainën.

Raketat ranë në qytetin Przewodów, duke rezultuar në përplasjen e avionëve ushtarakë polakë, sipas mediave lokale.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco