Kalaja: Të ndalim skenarët e shpopullimit! '12 nëntori' tregoi se opozita është më e fortë se kurrë

20:59, 15/11/2022
A+ Aa A-

Aktivisti Aulon Kalaja, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi protestën e mbajtur më 12 nëntor nga opozita përpara Kryeministrisë. Aulon Kalaja është i mendimit se protesta ishte një aleancë fluide e të gjithë njerëzve që u derdhën në shesh. Sipas tij, opozita tregoi më 12 nëntor se e ka forcën për të thirrur protesta në mënyrë permanente.

"Kishte dalë Tirana, sado të sjellësh njerëz të organizuar nga rrethet, sheshin e mbush Tirana. Qytetarët po shpërndaheshin nëpër lagjet e Tiranës, që s'e kisha parë në protesta të tjera. Edhe më 7 korrik kështu ndodhi. Kishte disa ndryshime në elementë të tjerë. Jam kundër dhunës nëpër protesta."-tha Kalaja.

Duke u ndalur tek fenomeni i shpopullimit të vendit, aktivisti Aulon Kalaja deklaroi se kemi të bëjmë me një skenar të qeverisë për t’i larguar të gjithë nga Shqipëria.

"Opozita për të ekzistuar në këto momente thërret protesta të tilla. Opozita me atë që ndodhi më 12 nëntor, ajo e ka forcën për të thirrur protesta në mënyrë permanente si një ushtrim që shëndosh demokracinë dhe radhët e saj.

Sa i përket gomoneve që shqiptarët ikin nga vendi, kemi të bëjmë me një agjendë shpopullimi nga qeveria. Këta tanët nuk kthehen më, shqiptarët ikin, po ikën shtresa e mesme.

Kemi të bëjmë me një skenar, këta duan të na përzënë të gjithëve. Protesta kishte thirrje kundër shpopullimit. Shpopullimi është plaga më e madhe e kombit shqiptar."-tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco