Xhaferri: Panik te rilindësit, koha e dorëzimit të pushtetit në tavolinë ka marrë fund

Xhaferri: Panik te rilindësit, koha e dorëzimit të pushtetit në tavolinë ka marrë fund

20:53, 15/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri është shprehur se treni i opozitës është nisur për në destinacionin e saj final: të shpëtoj Shqipërinë nga autokracia e sofistikuar.

Xhaferri ka vënë theksin te zgjedhjet e kaluara ku Basha ka lënë pushtetin në tavolinë, kohë e cila ka përfunduar njëherë e mirë dhe kjo ka sjellë panik të rilindësit.

Postimi i Xhaferrit:

Partia Demokratike është një tren që është nisur për në destinacionin e saj final: të shpëtoj Shqipërinë nga autokracia e sofistikuar!

Ka kaluar shumë pengesa nga 9 Shtatori! E sigurtë është që do kaloj edhe pengesa dhe skepticizme të tjera deri në realizimin e qëllimit që u krijua në Dhjetorin e 1990!

Megjithatë, me punë dhe kohë, mbi të gjitha kohë cilësore dhe të bollshme që do i jepet fushatës, Shqiptarët janë besim plotë për forcën dhe potencialin e saj!

Lënia e pushtetit në tavolinë apo kaosit elektoral 30 ditor ju ka ardhur fundi!

Rilindasit e kuptojnë këtë gjë dhe ju ka nisur paniku!

Shikohet qartë në çdo studio të porositur!

Do i dalim Zot vendit dhe demokracisë tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco