Primaret/ Luan Baçi: Çdo kandidat i PD duhet të jetë figurë e pastër

Primaret/ Luan Baçi: Çdo kandidat i PD duhet të jetë figurë e pastër

20:48, 15/11/2022
A+ Aa A-

"Kandidatët e opozitës për primaret janë të gjithë të pastër dhe pa cen".

Kështu u shpreh deputeti demokrat Luan Baçi, duke shtuar se kandidaturat kaluan në filtrin e anëtarësisë dhe nuk ka pasur skualifikime.

“Kandidaturat që kanë dalë janë të mrekullueshme, pa asnjë problem, të pa përfolura, kanë kaluar në filtrin e anëtarësisë. Çdo kandidaturë e PD duhet të jetë pa një cen, duhet të jetë një figurë e pastër. Të gjitha kandidaturat sot kanë kaluar emër për emër dhe është lexuar edhe formulari i dekriminalizimit. Jam garant që këta kandidatë janë të pastër”, tha Baçi në A2 CNN. 

Deklaratave të analistëve në studio se mbledhja e kryesisë së PD-së u shty për shkak të mos dakordësisë, Baçi iu përgjigj se e vetmja arsye është mungesa e dokumentacionit të kandidatëve për ato bashki.

“Janë mbi 3 kandidatura për çdo bashki dhe emrat do ishin miratuar që sot, por nëse do ishte plotësuar dokumentacioni i çdo kandidati. Është vetëm çështje teknike. Mungesa e dosjeve e dokumentacionit në dosje nuk mund të merren në analizë kandidatët e asaj bashkie. Kjo ka qenë arsyeja që mbledhja u shty”, theksoi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco