Oriela Nebiaj pranon mandatin e deputetes së PD

Oriela Nebiaj pranon mandatin e deputetes së PD

18:23, 15/11/2022
A+ Aa A-

Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes së PD, pas dorëzimit të Grida Dumës.

Nebiaj ka bërë publike në faqen e saj në Instagram formularin e firmosur nga ajo dhe më pas pritet qe ditën e nesërme do ta dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nebiaj pritet ta lërë emisionin që drejton dhe të fokusohet në politikë.

Oriela Nebijaj mori 5599 vota. Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Nebiaj merr mandatin e deputetes nga i cili hoqi dorë Grida Duma. Kjo e fundit i është përkushtuar një sfide të re si drejtuesi e një emisioni televiziv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco