KQZ: Oriela Nebijaj ende nuk e ka dorëzuar formularin për të marrë mandatin

KQZ: Oriela Nebijaj ende nuk e ka dorëzuar formularin për të marrë mandatin

18:00, 15/11/2022
A+ Aa A-

KQZ ka reaguar pas lajmeve në disa media lidhur me mandatin e lënë nga Grida Duma dhe pasuesen e saj. 

Sipas listës shumë emërore të deputetëve, mandati i Dumës i takon Oriela Nebijajt, e renditur e 18-ta në listën e PD për Qarkun e Tiranës. 

KQZ thotë se Nebijaj, ndryshe nga sa u raportua në media, ende nuk e ka dorëzuar formularin për të nisur procedurat e marrjes së mandatit. Formulari i publikuar në media sipas KQZ nuk është me firmën e moderatores. 

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj sqaron më tepër:

 Duke marre shkas nga pyetjet e shume prej jush ne lidhje me formularin e vetedeklarimit te zj. Oriela Nebiaj, ju informoj se formulari nuk eshte depozituar ende ne KQZ. Formulari i publikuar ne media eshte pa firme as te zj. Nebiaj, çka do te thote nuk eshte formular i cili ka dale nga KQZ. Ne momentin qe do te depozitohet zyrtarisht me KQZ, do t'ju ve ne dijeni si gjithmone. 

Disa ditë më parë, Oriela Nebijaj tha se i duhej më shumë kohë për të marrë vendimin nëse do ta pranojë apo jo mandatin e deputetes.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco