‘Nuk ka në fokus punësimin’/ Meta: Rama po grabit pronën me strategjike dhe po nxit shpopullimin!

‘Nuk ka në fokus punësimin’/ Meta: Rama po grabit pronën me strategjike dhe po nxit shpopullimin!

15:35, 15/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar edhe njëherë për aferën e Portit të Durrësit duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

‘Një kryeministër që po tenton grabitjen e pronës më strategjike të Shqipërisë dhe që nxit shpopullimin, nuk ka në fokus punësimin e shqiptarëve’, shkruan Meta në Facebook.

Sipas Metës, justifikimi i tij për krijimin e 12 mijë vendeve të punës është i njëjtë si mashtrimi i tij i pacipë për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Postimi i plotë:

Një kryeministër që po tenton grabitjen e pronës më strategjike të Shqipërisë dhe që nxit shpopullimin, nuk ka në fokus punësimin e shqiptarëve. Justifikimi i tij për krijimin e 12 mijë vendeve të punës është i njëjtë si mashtrimi i tij i pacipë për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco