Nebiaj në dilemë: Duhet të marr sërish kohën time

Nebiaj në dilemë: Duhet të marr sërish kohën time

21:29, 09/11/2022
A+ Aa A-

Moderatorja dhe tashmë kandidate për të marrë mandatin e deputetes, Ori Nebijaj është zyrtarisht në dilemë. 

Me anë të një statusi në rrjetin e saj social Instagram, ajo është shprehur se po merr kohën e duhur për të marrë një vendim të duhur, mes besimit të mijëra votuesve dhe familjes mediatike me të cilën tashmë ka një kontratë.

Komunikimi i plotë i Nebiaj:

Komunikim i rëndësishëm! Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco