VIDEO/ Sjellje arrogante, Tabaku nuk i le radhën Berishës të flasë për procedurë

21:05, 09/11/2022
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë prodhoi sot momente të shëmtuara, madje në kufijtë e skandaleve. 

Fillimisht ishte Edi Rama që me fjalor banal lëshoi ofendime nga më të ndyrat në adresë të opozitës, më konkretisht deputetit Ervin Salianji. 

Drejtuesja e seancës, Lindita Nikolla jo vetëm që nuk i tërhoqi vëmendjen kryeministrit, por e favorizoi atë edhe gjatë replikës të lëshonte të njëjtin lum fyerjesh. 

Në morinë e skandaleve të mazhorancës, protagoniste u bë edhe një përfaqësuese e opozitës. 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku i doli në mbrojtje zv/kryeministres Belinda Balluku, duke mos i lënë radhën Berishës të fliste për procedurë, menjëherë pas fjalës së zëvendëses së Ramës. 

Siç duket edhe në videon që sjell Syri.net, Tabaku me arrogancë të theksuar kthen edhe kokën nga Berisha e me dorën ngritur i kërkon që të mos flasë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco