‘Qytetarët do të grabiten njësoj’/ Vasili për buxhetin 2023: Shqiptarët punojnë për të larë borxhet

‘Qytetarët do të grabiten njësoj’/ Vasili për buxhetin 2023: Shqiptarët punojnë për të larë borxhet

21:12, 09/11/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shprehur kritika për buxhetin 2023, gjatë diskutimeve maratonë në Kuvend. Sipas deputetit, ky buxhet nuk ka asnjë element që i përgjigjet nevojave të njerëzve.

Sipas Vasilit, qytetarët do të vijojnë të grabiten njësoj, teksa do vijojnë të punojnë për të larë borxhet e qeverisë.

Vasili: Si do u kthejmë përgjigje ne se çfarë çmimesh ka Maqedonia, Kosova? Janë më larg nga lufta ata? Është shumë e qartë se këtij shpjegimi të pacipë, është për t’ui dhënë fund përgjithmonë. Cili është projektimi i qeverisjes, të vjedhë? Apo të punojë për njerëzit? Sigurisht është zgjedhur e para.

Nuk ka asnjë element që tregon se ky buxhet i përgjigjet nevojave të njerëzve. Njerëzit do vijojnë të grabiten njësoj. Do paguajnë miliarda në taksa për borxhet që marrin këta. Borxhet i marrin dhe i vjedhin. Shqiptarët punojnë për të larë borxhet e tyre. Këta i marrin borxhet për të përvetësuar para. Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë idiotësira.

Si qenka mburoja sociale që i jep mbështetje 10 mijë lekë të vjetra pensionistëve tanë kur Kosova i jep 100 euro. Thonë që po bëjmë mrekulli me energjinë elektrike. E ke vjedhur dhe ke humbur miliarda lekë. Shqiptarët kanë çmimin më të lartë në Ballkan. Sa e kanë çmimin e karburantit, 240 lekë, 180 lekë është në Maqedoni. Putini nuk ekziston atje. Të marrin Putinin ta vendosin si anëtarin e 21 të qeverisë e të thonë e kemi aleatin tonë më të mirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco