Berisha: Rama gënjen për inflacionin, çmimet janë më të larta se në vendet e BE-së

Berisha: Rama gënjen për inflacionin, çmimet janë më të larta se në vendet e BE-së

19:44, 09/11/2022
A+ Aa A-

Kriza e çmimeve ishte një tjetër shqetësim ku kryetari i PD, Sali Berisha u ndal gjatë takimit me banorët e Njësisë 4 në Tiranë.

Ai tha se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në vendet e BE-së, ndërsa shtoi se Rama gënjen kur thotë se kemi inflacionin më të ulët në rajon.  

"Ky u thotë se unë udhëtoj me avion, 22 milionë euro, 137 udhëtime me çarter. Nuk janë paratë tuaja këto. Blen instilacionin për ta vendosur në oborrin e brendshëm të kryeministrisë ku nuk e shikon asnjë njeri, 4 milionë euro. Nuk keni punë thotë, çfarë ju duhet ju se çfarë bëj me paratë. Por paratë nuk janë as ndonjë trashëgimni e Edvin Kolekës, as ndonjë minierë në Surrel, janë të gjitha mund e djersë e juaja. Janë kafshatë, taksa mbi të ardhurat tuaja, mbi çdo gjë që blini, ose borxhe që merren.

Edi Rama dhe kjo qeveri ka shfrytëzuar fatkeqësitë jo për të ua lehtësuar ju qytetarëve gjendjen në këto fatkeqësi, por për të ua rënduar sa më shumë gjendjen.  Pllakosi Covidi, mijëra qytetarë nuk i shtronin në spital me urdhër të tij, mjekoheshin në shtëpi. Mesatarja 1 mijë euro mjekimi, ata që i bënin, se ata që nuk i bënin pa mjekim.

Çfarë solli kjo, solli një çmim të tmerrshëm, solli vdekshmërinë e 4 më të lartë në botë tek shqiptatët. Dy herë e gjysëm më të lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Sepse qeveria këtë fatkeqësi e shndërroi në superfatkeqësi, sepse qeveria dhe ministria vidhin e vidhin tenderat për gjithçka.

Në vend që të hapnin shtretër siç bëri Kosova e Maqedonia, mbante për 3 milionë banorë në kulmin e kulmit, 630 shtretër, kur Kosova nga fillimi e në fund 1150 shtretër për 2 milionë.  Edi Rama çdo vështirësi e ka dyfishuar mbi ju. 

Marrim luftën në Ukrainë që thotë se po bëjmë rezistëncë, paçka se nuk ka çuar një fishek në atë vend. Çfarë rezistence po bëjmë, vuri bordet komuniste dhe të gjithë faturën e paguani ju. Mban çmimet më të larta, kanë cinizëm në qëndrimin ndaj jush.

A e dëgjuar sot kur thoshte e kemi inflacionin më të ulët në rajon. Por nëse ke inflacionin më të ulët në rajon, gënjen ti apo Eurostati që thotë se çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë 7-10 % më të shtrenjtat se në vendet e BE-së. Si mund ta kesh inflacionin më të ulët, kur në Kosovë janë çmimet të paktën 30% më të ulëta. Si mund ta kesh inflacionin më të ulët kur nafta në Tiranë shitet me çmimin që shitet në Zyrih, ku rrogat janë të paktën 8 herë më të larta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco