Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do dridhë themelet e regjimit të kalbur të Edi Ramës

19:27, 09/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorë të Njësisë 4 në kryeqytet.

Lideri i opozitës foli për protestën e 12 nëntorit duke u shprehur se do tubimi masiv i qytetarëve do të dridhë themelet e regjimit të kalbur të Edi Ramës.

"Ju përshëndes dhe falënderoj me shumë mirënjohje për këtë pritje të zjarrtë në prag të një ngjarje të madhe që po e pret me padurim çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, protestën e 12 nëntorit, protestën që do të dridhë në themele regjimin e kalbur të Edi Ramës dhe bandës që shoqëron atë. Më 12 nëntor dhe në vazhdim, shqiptarët nisin betejën kundër armikut të tyre më të rrezikshëm, që ata kanë pasur në histori pas Enver Hoxhës. Në këtë kontekst, protesta dhe vetëm protesta, përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij monist që po vjedh çdo ditë shqiptarët, është rruga drejt fitores, rruga drejt rikthimin të demokracisë në Shqipëri", u shpreh Berisha.

Ai tha se "sot për fatin më të keq të shqiptarëve, ata janë qytetarë të cilët nuk gëzojnë as liritë dhe të drejtat saç gëzojnë vietnamezët në diktaturën e Partisë Komunistë të Vietnamit".

"Në renditjen që i është bërë javën e kaluar vendeve në raport me treguesin e shtetit ligjor, në raport me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, Shqipëria e Ramës renditet 4 vende më poshtë se Vietnami i komunistëve. Këtu e katandisi demokracinë shqiptare të 8 viteve, njeriu që ka në kokë kopjen qeverisëse të baballarëve mizorë dhe të atit të tij që firmoste në vitin 1988 varjen në litar të poetit Havzi Nela vetëm e vetëm se kërkonte liri dhe të drejta njerëzore. Ka në psikologjinë e tij mentalitetin e dajës së tij, Spiro Koleka i cili në vitin 1990 ngrihej kundër pluralizmit dhe kërkonte që studentëve ti futeshin tanket dhe mitrolozët.

Sot Edi Rama ka realizuar të ketë pushtet më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991. Sot Edi Rama i shndërroi shqiptarët në popullin e gomoneve, njëlloj si në vitin 1991, diktatura komuniste".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco