Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Skandali 22 milionë euro i avionit personal të Ramës/ PD kërkon hetim

Skandali 22 milionë euro i avionit personal të Ramës/ PD kërkon hetim

09:38, 01/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha lajmëroi dje se Partia Demokratike po mbledh firmat e deputetëve për t’iu drejtuar Kuvendit me një kërkesë për të ngritur një komision të posaçëm hetimor për fluturimet e Kryeministrit Rama me avion privat.

Nga selia blu, Berisha u shpreh se pjesë e hetimit administrativ duhet të jetë edhe “Air Albania”, e cila prej tre vitesh, sipas tij, nuk dorëzon bilanc.

“Duhet të shtohet ‘Air Albania’, kompania që thotë Rama se promovoi avionët e saj, u bë balerinë. Prandaj duhet të hetohet kjo kompani me të gjitha problematikat. Ka 3 vjet pa bilanc, sigurisht që nuk mund të dalë bilanci se del fluturimi 150 mijë euro dhe s’ka kush i paguan. Është një situatë e tmerrshme, prandaj dhe hetimi duhet të përfshijë ‘Air Albania’ se janë një dhe të pazgjidhur. Përflitej prej kohësh, por ai doli vetë e tha që avionët ia kanë dhënë për promocion, 137 herë avion për promocion. Megjithatë, pozitive ishte që nuk tha janë të Saliut ato fluturime”, tha Berisha, ndërsa akuzoi Kryeministrin Rama se ka shpenzuar 22 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë vetëm për udhëtime luksi me avion në dispozicion.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi Kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka Kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me charter. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e diktaturës në 20 vite. Një gjakpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve. Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se charteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, paçka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi. Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve! Edi Rama për të mbuluar këtë skandal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore”, shtoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco