Ligji që propozon PD, që ndalon qeveritarët e korruptuar që fshehin pasuritë në offshore dhe ia mbathin me pasaporta të arta

Ligji që propozon PD, që ndalon qeveritarët e korruptuar që fshehin pasuritë në offshore dhe ia mbathin me pasaporta të arta

14:52, 31/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur sot para Grupit parlamentar të PD-së dhe mbarë opinionit, projektligjin që ka përgatitur Partia Demokratike për të ndaluar qeveritarët e vendit të përfshirë në korrupsion dhe abuzime të rënda, që t’i shpëtojnë drejtësisë. Berisha e ka shpjeguar qartë se cili është ndryshimi që PD-ja kërkon të bëjë në ligjin për parashkrimin.

Nga fjala e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së

“Sot këtu kam sjellë projektligjin, për të cilin jam prononcuar publikisht, në parlament, në publik, në debate dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, Zv.Kryeministrat, ministrat, kryetar  Kuvendi dhe ish-funksionarëve të sipërpërmendur.

Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar kundër Kryeministrit, Zv.Kryeministrit, ministrit, Kryetarit të Kuvendit si dhe ish-funksionarëve të sipërpërmendur.  Neni 2. Ky ligj hyn në fuqi, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë, kur vetë KLSH, ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën 8,2 miliardë euro, vjedhje shpërdorime etj me radhë, kur korrupsioni vjedhja qeveritare, e këtyre zyrtarëve, është bërë faktori, muri më i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij, kur është bërë gjeneratori kryesor i varfërisë së shqiptarëve, kur është bërë “matter matricx”- it të të gjitha problemeve që rrënuan në Shqipëri, shtetin ligjor dhe e kanë degraduar atë, nën nivelin e diktaturës komuniste të Vietnamit.

Sistemet komuniste janë sisteme për definicion, sisteme të korruptuara. Por, qeverisja e Edi Ramës është edhe më e korruptuar, katër shkallë më poshtë sesa diktatura komuniste e Vietnamit. Por këtu del një pengesë serioze. E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale, pothuajse. Jo pothuajse, po është universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm që pasuritë i çojnë në offshore dhe vetë pasi largohen nga detyra, ia mbathin, kërkojnë azile politike, blejnë pasaporta të arta dhe i shpëtojnë ligjit.

Në këtë mënyrë, kjo praktikë, mungesa e këtij neni, për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetit, për të mos thënë pastaj Erion Velinë (dhe më falni, këtu duhet të jetë edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Detyrimisht duhet të shtohet, se e shoh që mungoka), ia mbathin dhe ngelen pa dënuar, kthehen kur kalon afati i dënimit dhe “jam parashkruar” thotë ai.

Ky parashkrim nuk do të mund t’u njihet këtyre njerëzve. A bie ndesh kjo me Kushtetutën? Me frymën e saj nuk bie ndesh fare, me germën mund ta takojë diku, por me frymën e saj, vetë Kushtetuta ka përcaktuar që në rrethana të veçanta mund të bëhet kufizim të drejtash.

Mund të bëhet dhe në qoftë se ka vend në Europë dhe në botë që ka domosdoshmërisht për këtë nen është Shqipëria. Nëse ka vend në rrethana të veçanta është Shqipëria, prandaj dhe dhe ky nen respekton Kushtetutën, vetëm se unë do të kisha mendim që njerëzve tanë të ligjit t’u sugjeroja që të vemë një afat, të supozojmë edhe për 25 vitet që vijnë ose për 30 vitet që vijnë, se është në natyrën e këtyre neneve që kufizojnë që nuk mund të kenë efekt të pakufizueshëm në kohë dhe në këtë mënyrë ne me vetëdije ia heqim këtë të drejtë qeveritarëve, por e bëjmë në interesin më të mirë të vendit për të paktën 25 vitet që vijnë. 

Pastaj shpresojmë dhe besojmë se kjo kulturë e tmerrshme, antikulturë, që ka pllakosur sot Shqipërinë, të jetë e arkivuar.

Së dyti, krahas këtyre zyrtarëve, mendoj që duhet shtuar kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili është një personalitet shumë i rëndësishëm në hierarki; duhet shtuar kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Prokurimeve Publike dhe i Agjencisë Kombëtare të Prokurorive Publike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco