Edi Rama provokon nga Dibra: Ne jemi Partia Socialiste e tërmetit

Edi Rama provokon nga Dibra: Ne jemi Partia Socialiste e tërmetit

17:02, 30/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dy ditorë në Dibër, e gjitha në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Sot, kryeministri ka ndarë një video nga takimi me grupin e asamblesë socialiste të Dibrës e në video është dokumentuar surpriza që i kanë bërë bashkëkryetares së Dibrës, e cila feston ditëlindjen. Deri këtu nuk ka asnjë problem, përveç momentit kur përmendet një fjalë.

"Ne jemi Partia Socialiste e tërmetit, dmth e Dibrës. Por ishte tërmet me një kryetar. Me bashkëkryetaren që kishte dhe ditëlindjen do të jetë cunam,"- tha Edi Rama.

Zanafilla e kësaj shprehjeje vjen nga gazeta gjermane ‘Bild”, e cila publikoi përgjime lidhur me çfarë ndodhte në qarkun e Dibrës në lidhje me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjimet e publikuara doli edhe biseda mes ish-ministrit dhe drejtorit politik të Dibrës, Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Imer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita si i lidhur me socialistët. Pas daljes së rezultatit, Gjiknuri dëgjohej teksa thoshte: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën. Mesa duket, për Dibrën, Rama ka vendosur dhe objektivin e tij./Dosja,al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco