VIDEO-SYRI TV/ Policët braktisin uniformën, 600 të ikur në pak muaj, Fishta: Policët nuk marrin as dietat

14:29, 30/10/2022
A+ Aa A-

Largimin e efektive nga radhët e Policisë së Shtetit, kjo e fundit e ka justifikuar me daljen e tyre ne pension dhe me zëvendësimin e tyre me kursante nga Akademia e Sigurisë. Në një deklaratë për mediat, Policia hesht për pagat e vartësve të saj deri në shtator, por tregon se ato kanë pësuar rritje më 1 tetor të këtij viti .

Nga SYRI TV

Policia e Shtetit është në mungesë, pasi një numër i madh i uniformave blu kanë braktisur profesionin dhe pasionin e tyre për ti shërbyer shtetit për shkak se nuk motivohen dhe paguhen mire.

Por nga ana tjetër Policia e Shtetit e justifikon largimin e punonjësve së saj me mbushjen e moshës dhe daljes në pension dhe zëvendësimin me studentë të akademisë së sigurisë. Lajmin se 5 deri në 7 efektive te policisë largohen nga strukturat, policia e ka zbutur ne reagimin e saj duke thënë se çdo vit dalin nga kolegji i policisë 250 kursante të cilët pas kryerjes së teorisë dhe praktikës në terren, emërohen në strukturën e Patrullës së Përgjithshme në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që edhe kreu i sindikatës së policisë Sadetin Fishta në një intervistë për SYRI TV në muajin Shtator deklaroi largimin e policëve jashtë vendit dhe mungesën e 800 vendeve te punës duke u ndalur edhe te trajtimi, ku policëve nuk u paguhen orët shtesë.

Por policia e shtetit në reagimin e saj tregon se me vendimin e fundit të qeverisë i cili ka hyrë në fuqi më 1 Tetor 2022, punonjësve të Policisë të nivelit bazë iu është rritur paga me 15%, ku të gjithë punonjësit e nivelit zbatues, efektet financiare i kanë përfituar menjëherë.

Gjithashtu policia sqaron opinionin publik se orët shtesë dhe dietat paguhen rregullisht sipas afateve që parashikon ligji dhe puna e Policisë së Shtetit matet dhe bazohet në statistika të cilat janë ligjore dhe aspak fiktive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco