Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Hakerimi i ‘Deep Sea’/ Semanaj: Pjesa më e madhe e sistemeve të policisë jashtë funksionit!

17:24, 11/10/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, eksperti i IT-së Besmit Semanaj ka folur për depërtimin e hakerave në sistemin Deep Sea që përdoret nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Semanaj theksoi se pjesa më e madhe e këtyre sistemeve janë jashtë funksionit dhe nuk thuhet se janë jashtë funksionit se janë dëmtuar apo janë jashtë funksionit si një masë mbrojtëse.

Semanaj: Raporti i Microsoft dhe FBI trajton hakërimin e AKSHI-t dhe të e-mail server. Të dyja këto raporte nuk kanë shtrirje horizontale dhe vertikale dhe nuk kanë përmendur sisteme të tjera të hakëruara.

Ne nuk kemi të vërtetuar materialet e hakerave se janë të vërteta por kemi të pranuar nga autoritetet shqiptare se janë hakëruar sistemi TIMS dhe sistemi i kamerave që duhet të ishin me rrjet të mbyllur.

Aksesi në sistemet policore dhe rrjete të mbyllura janë verifikuar. Pjesa më e madhe e ekspertëve tani po njihen me emrat e këtyre sistemeve dhe se për çfarë shërbenin. Nga burimet që kam pjesa më e madhe e këtyre sistemeve janë jashtë funksionit dhe nuk thuhet se janë jashtë funksionit se janë dëmtuar apo janë jashtë funksionit si një masë mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco