SYRI TV/ Ekspertët e PS kundër opozitës për Reformën Territoriale: Të mos preken 61 bashkitë

SYRI TV/ Ekspertët e PS kundër opozitës për Reformën Territoriale: Të mos preken 61 bashkitë

13:26, 11/10/2022
A+ Aa A-

Ekspertët socialistë  për reformën territoriale, propozojnë që të ngelen 61 bashki, duke dalë kundër opozitës që kërkon shtim të numrit të tyre. Dhurata Çupi u shpreh se ekspertët e Partisë Socialiste po flasin me gjuhën e Taulant Ballës. Por pas kësaj deklarate, reagoi Anila Denaj e cila tha se po hidhet baltë prej 4 muajsh.

Nga SYRI TV

Edhe pse u shpreh e hapur për të  diskutuar propozimin e opozitës për rritjen e numrit të bashkive, Partia Socialiste nuk ka në plan, të ndryshojë numrin e bashkive. Ekspertët e mazhorancës në Komisionin e Reformës Territoriale, prezantuan gjetjet e tyre,  duke propozuar  që mos të preket numri i 61 bashkive. 

Deklaratat e ekspertit të mazhorancës, sollën debate mes dy bashkëkryetarëve të komisionit, Dhurata Çupit dhe Anila Denajt. 

Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale ka edhe një javë kohë,  për të  shqyrtuar të gjitha raportet  dhe gjetjet e punës 4- mujore,  por gjasat,  janë që ky komision të përfundojë pa një produkt  konkret dhe pa sjellë  asnjë ndryshim, në hartën territoriale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco