Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Protesta në Elbasan, Luçiano Boçi: Do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë

Protesta në Elbasan, Luçiano Boçi: Do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë

11:56, 11/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi paralajmëroi se protestat që sot nisën nga Elbasan do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të revoltuar jo vetëm për rritjen e çmimeve, por edhe për pasigurinë e jetës së tyre.

Boçi theksoi se po afrojnë zgjedhjet dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat dhe një nga format e vjedhjes sipas tij, është ajo përmes rritjes së çmimit të karburanteve.

“Nuk është vetëm çështja e rritjes së naftës, është rritur pasiguria, është problemi i shpopullimit, ndaj duhet reagim qytetar. Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit. Krahas asaj urtësisë klasike, Elbasani ka edhe pjesën e revoltës

Rritja e çmimit të naftës është një vjedhje e hapur. Bordi është antikushtetues dhe qeveria sa herë ka nevojë për para, që i përdor për luksin e saj, ua rrëmben shqiptarëve në forma të ndryshme, një nga këto forma është edhe përmes karburantit.

Nuk ka paketa ndihme ndaj krizës, nuk ka ndihmë për studentët, shtresat në nevojë. Situata bëhet më revoltuese kur çmimet në burse bien në mënyrë progresive, ndërsa në Shqipëri rriten në mënyrë të menjëhershme

Ka një situatë zgjedhore përpara dhe qeverisë i duhen para për të blerë votat.

E nisëm këtu nga Elbasani si shkëndijën e parë, për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kohë për të humbur, është shkelur ekonomia jonë, por edhe dinjiteti ynë. Le të shërbejë për të gjitha revoltat që do shpërthejnë në gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS11/10/2022 12:39

Sa më shumë të ngrihet populli aq më shumë frikësohet dhe tmerrohet sulltan-satrapi i Surrelit, Edvin Kristaq Rama dhe aq më shumë tronditet ky regjim kriminal antipopullor dhe antishqiptar! Kjo është e vetmja mënyrë dhe e vetmja rrugë proteste dhe kryengritjeje popullore kundër këtij regjimi enveristo-kriminal dhe narko-mafiozo-sorosian!! Kështu duhet bërë në të gjitha akset rrugore kombëtare, rajonale, lokale dhe të qyteteve të Shqipërisë. Të nxirrni të gjitha makinat, kamionët, autobusët dhe automjetet nëpër rrugë, fikini dhe lërini aty deri sa Edvin Rama të tërhiqet nga vjedhjet me anë të çmimeve të karburanteve dhe të taksave të tjera që po e rrjepin popullin, po e varfërojnë përditë dhe po e çon drejt rrënimit dhe shkatërrimit total ekonominë falimjare dhe ekonominë shqiptare!!! Kjo është përtej protestave kot më kot nëpër sheshet e Tiranës duke thirrur: Rama ik! Rama ik!! Nuk ikën ndryshe Rama veç se me këtë mënyrë kryengritjeje paqësore dhe mosbindje civile!!! Nuk ka rrugë tjetër!

DEMOKRATI I BAZS11/10/2022 12:36

Kjo është e vetmja mënyrë dhe e vetmja rrugë proteste dhe kryengritjeje popullore kundër këtij regjimi enveristo-kriminal dhe narko-mafiozo-sorosian!! Kështu duhet bërë në të gjitha akset rrugore kombëtare, rajonale, lokale dhe të qyteteve të Shqipërisë. Të nxirrni të gjitha makinat, kamionët, autobusët dhe automjetet nëpër rrugë, fikini dhe lërini aty deri sa Edvin Rama të tërhiqet nga vjedhjet me anë të çmimeve të karburanteve dhe të taksave të tjera që po e rrjepin popullin, po e varfërojnë përditë dhe po e çon drejt rrënimit dhe shkatërrimit total ekonominë falimjare dhe ekonominë shqiptare!!! Kjo është përtej protestave kot më kot nëpër sheshet e Tiranës duke thirrur: Rama ik! Rama ik!! Nuk ikën ndryshe Rama veç se me këtë mënyrë kryengritjeje paqësore dhe mosbindje civile!!! Nuk ka rrugë tjetër!

Shto koment

Denonco