'Tetori rozë'/ Mjekja Tabaku: Varfëria i frenon gratë të shkojnë te mjeku të diagnostikohen

'Tetori rozë'/ Mjekja Tabaku: Varfëria i frenon gratë të shkojnë te mjeku të diagnostikohen

19:50, 05/10/2022
A+ Aa A-

Mjekja Mirela Tabaku në një bashkëbisedim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe forumin e LDGSH, në kuadër të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit është shprehur se varfëria ekonomike i frenon gratë të shkojnë te mjeku të diagnostikohen.

Sipas saj është një numër i madh i femrave që ë jetojnë me kancer gjiri rreth 5,000 gra.

"Kanceri gjirit është lloji më i shpeshtë i kancerit që prek femrat në shkalle globale. Sipas OBSH gjatë 2020 janë diagnostikuar me kancer gjiri 2.26 milionë raste të reja dhe janë referuar 685.000 vdekje prej tij.

 Në vitin 2021, u diagnostikuan 714 femra me kancer të gjirit (ose -51 raste për 100,000 femra) në të gjithë vendin me një rritje prej 3% krahasuar me vitin 2015. Fatkeqësisht vdekjet gjate periudhës në fjalë kanë qenë 225 (-16 raste për 100,000 femra) Në vendin tonë janë më shumë se 5,000 gra që jetojnë me kancer gjiri. Mosha mediane e rasteve të reja në momentin e diagnostikimit është rritur me 3.5% në 7 vitet e fundit.

Përtej këtyre shifrave serioze kanceri i gjirit është një sëmundje që vret më shumë shpirtin e gruas që e ka këtë sëmundje, vret shpirtin dhe zemrën e të afërmve të saj, dhe në kushtet e Shqipërisë është shkatërrimtare për ekonominë e familjare. Çdo rast i kancerit të gjirit nuk është vetëm një diagnozë, por është një histori guximi dhe heroizmi dhe e dhimbshme njëkohësisht.

Çdo grua vuan shqetësimet e sëmundjes, por mbi të gjitha lufton që ti fshehë ato, të dëshpërojë sa me pak fëmijët që e shohin në dritë të syve, bashkëshortin, prindërit, dhe të afërmit e saj.

Fatmirësisht është parë se vdekshmëria nga kanceri zvogëlohet kur rastet zbulohen dhe trajtohen herët. Ekzistojnë dy komponentë të zbulimit të hershëm:) diagnostikimi i hershëm dhe depistimi rregullt. Nga ana tjetër pacientët me kancer të gjirit kanë mundësi të mëdha që të kurohen, kur zbulohen herët dhe trajtohen sipas praktikave më të mira. Një element i rëndësishëm në strategjinë për kancerin e gjirit është dhe kujdesi paliativ pikërisht: për të lehtësuar, simptomat dhe vuajtjet e shkaktuara nga kanceri dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve veçanërisht në stadet e avancuara dhe familjeve të tyre.

Më shumë se kushdo një paciente me kancer gjiri ka nevojë për vepra dhe jo fjalë. Ka nevojë që të shkojë te mjeku dhe të mos presë me orë të dera (kjo jo për faj të mjekut po për mënyrën si është organizuar).

Ka nevojë që të bëjë analizat e përgjithshme dhe ato specifike për sëmundjen sipas protokollit. Ka nevojë që përgjigjet e analizave dhe interpretimin e mamografisë ta marrë sa më shpejt.  

Çdo grua, paciente ka nevojë ta marrë mjekimin të plote dhe jo të bërë pjesërisht dhe natyrisht sipas afateve te caktuara. Ta marrë këtë mjekim në mënyrë njerëzore dhe në mjedise të denja. Ka nevojë që kudo të shkoje brenda sistemit shëndetësor publik të mos ndjehet e depersonalizuar dhe ka nevoje që këtë asistencë ta ketë në çdo spital e jo vetëm në atë qendror e rajonal të qyteteve të Shqipërisë.

50 % vuajnë nga ankthi pas mjekimit afro 30% vuajnë nga depresioni. Statistika botërore, po te ne a ka shërbime që mund ti gjenden grave? Ka nevojë për një ndjekje multidisiplinare afatgjatë.

Sot mendoj se: gratë janë gjithmonë e më të sensibilizuara për kancerin e gjirit, por çdo grua duhet të bëjë kujdes për veten për vajzën, motrën e shoqen. Duhet të bëjë kujdes kur ka një histori familjare për kancerin e gjirit. Duhet të luftoje frikën për të shkuar te mjeku, të konsultohet ekzaminohet.

Sot mendoj se: mjekët tanë janë specialistë shumë të mirë të fushës, por sistemi i kujdesit shëndetësor është i copëtuar. Ka më shumë burokracira ka mungesë të koordinimit në nivel rajonal e qendror, ka mungesa të specialistëve në numrin e duhur, kjo nga një planifikim jo korrekt, ka mungesat në laboratorë dhe ekzaminime shumë specifike mbi të cilat mjekët mbështetën për të bërë protokollet e trajtimit dhe ndjekjes sipas rastit dhe trajtime bashkëkohore në sistemin publik (imunohistokimia dhe corbiopsia në QSUT).

Mungon ende Qendra Kombëtare e Referencës, ajo është vetëm në letër çmimet shumë të shtrenjta te privati dhe sistemi i sigurimeve duhet të zgjerojë gamën e mbrojtjes të pacienteve dhe nevojave të tyre që i lë të pambrojtura (nuk rimbursohen paruket apo protezat).

Duhet të ketë mbulesë sa më të plotë në gjithë vendin të depistimit, mundësive diagnostike, dhe trajtimit. Duhet të ketë mbështetje e vazhdueshme dhe konkrete për kualifikime të reja dhe të vijueshme për personelin mjekësor (mjekë, radiologë, teknicienë, informatik etj), në të gjithë nivelet e shërbimit shëndetësor.

Duhet që paketa e Programit Kombëtar të Depistimit të kancerit të gjirit të aplikohet jo vetëm një herë, por në mënyrë sistematike dhe në skajet me fundore të vendit. por kujdesi nuk mbetet veten në nivel të sistemit shëndetësor. Varfëria ekonomike i frenon gratë të shkojnë te mjeku të diagnostikohen dhe varfëria ekonomike pamundëson mjekimin në shumë raste.

Ky muaj më shumë se sensibilizim e grave duhet të beje sensibilizimin e qeveritarëve jo vetëm për shfaqjen e radhës jo vetëm për kancerin e gjirit, por për gjithë sëmundjet tumorale në përgjithësi.

Ky muaj është një thirrje për gratë që duke shkundur këtë qeveri kanë bërë kanë bërë diçka për veten dhe fëmijët e të ardhmen e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco