Emiliano Gjika në krye të Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve

Emiliano Gjika në krye të Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve

17:38, 05/10/2022
A+ Aa A-

Emiliano Gjika është emëruar Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave. Sipas qeverisë, ky vendim është marrë për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”.

Vendimi i qeverisë

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco