VIDEO-SYRI TV/ Kalbet në vreshta rrushi në Panaja, fermerët: Shteti nuk na ka mbështetur

13:30, 05/10/2022
A+ Aa A-

Rrushi që përdoret për konsum, i njohur ndryshe dhe si rrushi i tavolinës që prodhohet në vreshtat e Panajës, është kalbur në pemë. Fermerët thonë se shkak i dëmtimit të prodhimit ishin kushtet atmosferike por edhe mungesa e tregut, që vonoi vjeljen e tij.

Nga SYRI TV

Fshati Panaja në Vlorë, dallohet për kultivimin e rrushit të tavolinës. Por ashtu si në zona të tjera të vendit, fermerët kanë lënë pa vjelë sasi të mëdha rrushi për shkak të mungesës së tregut apo dhe dëmtimit nga agjentët atmosferikë.

Ata shprehen se rrushi u dëmtua nga klima, ndërsa thonë se shteti nuk i ka mbështetur me subvencione.

Por teska rrushi u kalb në hardhi, fermerët e Panajës i druhen faktit se të njëjtin fat do të ketë dhe ulliri, që këtë vit është në prodhim të mbarë.

Për shkak të rritjes së kostove për aktivitetin e bujqësisë, shumë fermerë po vendosin të heqin dorë nga fshati, duke zgjedhur të merren me punë të tjera apo të ikin në emigrim.

Gazetar: G .Këllçiu

Redaktor: J .Hoxha

Montazhier: N. Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco