Ministrja Kushi krahason pedagogët me zjarrfikësit: Hidhen në zjarr e ia rritëm 7%...

Ministrja Kushi krahason pedagogët me zjarrfikësit: Hidhen në zjarr e ia rritëm 7%...

13:21, 05/10/2022
A+ Aa A-

Ndërsa pedagogët po protestojnë për rritjen e pagave deri në 50% qeveria doli sot me vendim ku deklarohet se do të mbështesë këtë rritje me 7% nga  buxheti i shtetit. Nga ana tjetër Universitetet, bazuar në autonominë që kanë, nëse kanë të ardhura mund të rrisin pagën e pedagogëve deri në 15%.

Evis Kushi: “Paga e pedagogëve do të rritet deri në 15% ku 7 % do mbulohet nga buxheti I shtetit ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre. Kufiri minimal 7 % dhe maksimal 15 %. Janë universitetet me autonominë që gëzojnë që mund të miratojnë rritje përtej niveli minimal dhe mund ta mbulojnë të ardhurat e tyre. Kjo nxit rritjen e performancës. Me të rritur mundësitë rritet dhe paga e pedagogëve”

Kushi sqaroi se pedagogët nuk kanë vetëm pagën mujore por dhe mbështetje të tjera financiare.

Evis Kushi: “Pedagogët duhet të kuptojnë që të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë dhe shumë mundësi të tjera. Ndryshe nga mësuesit e zjarrfikësit që kanë pagën mujore, pedagogët kanë mundësi të tjera jo vetëm nga buxheti I shtetit por dhe programet e BE-së”

Para gazetarëve ministrja e Arsimit la të kuptojë se rritja e pagës është e mjaftueshme dhe solli shembull zjarrfikësit.

Evis Kushi: "Rritja e pagave padyshim që do të vazhdojë në vitet e ardhshme. Ftoj kolegët pedagogë të jenë më realistë për situatën në të cilën ndodhemi. Do të sjell një shembull Është rritur me 7% paga e zjarrfikësve. Zjarrfikësit që kanë një pagë të ulët, imagjinoni sakrifica që bëjnë, hidhen në zjarr dhe në kushtet ku ndodhemi rritja është e tillë. Kërkoj mirëkuptim dhe të rrisin përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur performancën dhe të aplikojmë sa më shumë për të thithur fonde nga BE".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani05/10/2022 13:25

TË HËNGËRT MIU TURINJTË O SHËMTIRË NGA ÇDO ASPEKT!!! Kërkesat e pedagogëve, studentëve, arsimtarëve dhe të të gjitha sindikatave dhe shoqatave të punonjësve dhe të administratave buxhetore duhet të jenë maksimaliste dhe jo minimaliste!! Duhet të jenë maksimaliste sepse edhe regjimi i korruptuar i Edvin Ramës ka arritur kulmin, maksimalen në varfërimin e shtresës se mesme dhe të të gjitha shtresave të ulëta të popullsisë deri në kufijtë e mbijetesës!!! Varfëria ka arritur nivelet maksimale prandaj edhe kërkesat duhet të jenë maksimale ndaj qeverisë!! Po qe se kërkesat do të jenë minimaliste, as që keni për të fituar ndonjë gjë, veç zhgënjimit dhe dëshpërimit!!! Është e turpshme dhe ofenduese që shtresa më lartë intelektuale e shqoqërisë të nëpërkëmbet, të injorohet dhe t'i kërkojë lëshoshë, shtresës me delikuente, shtresës më injorante, SHTRESËS M TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHME dhe më ordinere të shoqërisë shqiptare: Politikës dhe Qeverisë!!!! TURP!! TURP!! TURP!! Mos u tërhiqni kurrë nga kërkesat tuaja dhe mos pranoni asnjë negociatë korruptine nga qeveria deri në plotësimin 100% të kërkesave tuaja!!! O SOT, O KURRË!!! O SOT, O KURRË!!!

Shto koment

Denonco