Balluku 'qetëson' shqiptarët: Sulmet kibernetike janë kthyer në normalitet

Balluku 'qetëson' shqiptarët: Sulmet kibernetike janë kthyer në normalitet

13:11, 05/10/2022
A+ Aa A-

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar sot se qeveria dhe Ministria e Brendshme ka një vëmendje të shtuar ndaj kampit të muxhahedinëve në Shqipëri.

Ajo tha se po diskutohet mbi lirinë e veprimit që ata kanë, në bazë të një marrëveshje me shtetin shqiptar.

Balluku ndër të tjera tha se sulmet kibernetike sot janë kthyer në një normalitet.

"Sa i përket sulmeve të tjera, kemi vendim të shpërndarë, ka qenë një komunikim me publikun, e kemi thënë nga cila strukturë ka ardhur sulmi, nuk na rezulton të kemi indicie të tjera për sulme të tjera".

“Sulmet kibernetike në ditët e sotme janë kthyer në një normalitet. Nëse do të flisni me një nga drejtuesit e bankave do t’ju tregojnë se sa sulme ka, se cila strukturë bankare, telefoni celulare etj. Në rastin e sulmit të korrikut dhe atij të shtatorit, padyshim kemi një sulm të organizuar dhe ashtu siç e thotë raporti vjen nga 4 burime, është një sulm devastant që ka pasur si synim të fshijë të gjitha sistemet tona dhe nuk ja ka dalë. Siç është thënë vinte nga ministria e Inteligjencës së Iranit, për të tjera ne nuk kemi indicie,” tha Balluku.

Balluku ka prezantuar sot aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave në kuadër të masave për përballimin e krizës energjetike. Në një komunikim me mediat, Balluku bëri me dije se çdo institucion shtetëror do të duhet të ulë konsumin e energjisë elektrike në një masë prej 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.

Sipas saj çdo institucion do të mbikëqyret nga një administrator, i cili do të ketë synim të ulë konsumin e energjisë elektrike, ndërsa titullarët e tyre do të gjobiten me një masë prej 50 mijë lekësh të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco