Qeveria vendos: Rritje page prej 7 përqind për pedagogët

Qeveria vendos: Rritje page prej 7 përqind për pedagogët

12:49, 05/10/2022
A+ Aa A-

Qeveria ka marrë ditën e sotme vendimin për rritjen me 7% të pagave të pedagogëve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi për gazetarët se qeveria ka vendosur një kufi për rritje deri në 15%.

Ajo nënvizoi se përtej shifrës përtej 7% që do të financohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër do të duhet të financohet nga vetë universitetet.

“Sot ne këshillin e ministrave morëm një vendim të rëndësishëm për pagat e pedagogëve. Po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim. Sot kemi vendosur që pagat të rriten deri në 15%. 7% do mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre. Janë vetë universitetet që mund të miratojnë edhe rritje përtej këtij niveli minimal.

duhet të kuptojmë që pedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë dhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit, policët, zjarrfikësit, kanë mundësi të tjera jo vetëm nga buxheti i shtetit por dhe nga programet e kërkimit shkencor të BE”, deklaroi Kushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani05/10/2022 13:20

HAHAHAHAAAA!! SA QESHARAKE!!! PO INFLACIONI ËSHTË 12%!!! Kërkesat e pedagogëve, studentëve, arsimtarëve dhe të të gjitha sindikatave dhe shoqatave të punonjësve dhe të administratave buxhetore duhet të jenë maksimaliste dhe jo minimaliste!! Duhet të jenë maksimaliste sepse edhe regjimi i korruptuar i Edvin Ramës ka arritur kulmin, maksimalen në varfërimin e shtresës se mesme dhe të të gjitha shtresave të ulëta të popullsisë deri në kufijtë e mbijetesës!!! Varfëria ka arritur nivelet maksimale prandaj edhe kërkesat duhet të jenë maksimale ndaj qeverisë!! Po qe se kërkesat do të jenë minimaliste, as që keni për të fituar ndonjë gjë, veç zhgënjimit dhe dëshpërimit!!! Është e turpshme dhe ofenduese që shtresa më lartë intelektuale e shqoqërisë të nëpërkëmbet, të injorohet dhe t'i kërkojë lëshoshë, shtresës me delikuente, shtresës më injorante, SHTRESËS M TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHME dhe më ordinere të shoqërisë shqiptare: Politikës dhe Qeverisë!!!! TURP!! TURP!! TURP!! Mos u tërhiqni kurrë nga kërkesat tuaja dhe mos pranoni asnjë negociatë korruptine nga qeveria deri në plotësimin 100% të kërkesave tuaja!!! O SOT, O KURRË!!! O SOT, O KURRË!!!

Shto koment

Denonco