Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Vasili: Shteti u asgjësua, Drejtësia të veprojë ndaj lojës së ndyrë mafioze Qeveri – ERE

Vasili: Shteti u asgjësua, Drejtësia të veprojë ndaj lojës së ndyrë mafioze Qeveri – ERE

14:44, 01/10/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një reagim në rrjetin social Facebook është shprehur se loja mafioze me çmimin e energjisë ku janë vjedhur e grabitur qindra milion euro u finalizua dhe me lojën e kufirit 800 KW mes Edi Ramës dhe ERE-s.

Vasili shton më tej se për javë të tëra Edi Rama pasi mori vendimin për vendosjen e kufirit 800KW dhe pagesën pesëfish më të lartë pas kalimit të këtij kufiri dhe bëri tonelata propogandë, ja kaloi vendimin për miratim ERE-s.

Kjo e fundit sipas Vasilit duke qene leve e Partisë së Edi Ramës e miratoi menjëherë këtë kërkesë të qeverisë, duke mos u vendosur aspak në krah të ligjit dhe të qytetarëve.

“Ligji i garanton ERE-s pavarësi absolute që në mënyrë profesionale të bëjë të gjithë verifikimet më të kualifikuara dhe të marrë vendime të bazuara dhe jo konjukturale, që rrëzohen nga sot në nesër’ shkruan në postim deputeti i PL-së.

Vasili e mbyll postimin e tij duke treguar se çfarë thotë Ligji Nr.43/2015 për ERE-n:

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Shteti u asgjesua, Drejtesia te veproje ndaj lojes se ndyre mafioze Qeveri - ERE ne kurriz te qytetareve!

Shteti eshte shembur perfundimisht dhe nuk ka më qeverisje me Kushtetute dhe Ligje, por vetem me urdherat e Mafies.

Loja mafioze me çmimin e energjise, ku jane vjedhur e grabitur qindra milione euro, u finalizua dje me lojen e kufirit 800 KË mes Edi Rames dhe ERE-s.

Edi Rama, qe per jave te tera pasi mori vendimin per vendosjen e kufirit 800 KË dhe pagesen pese fish me te larte pas kalimit te ketij kufiri si dhe beri tonelata propagande, ja kaloi kete Vendim per miratim ERE-s.

ERE si leve e partise se Edi Rames e miratoi menjehere kete kerkese te qeverise.

Ndonese i gjithe opozita dhe masivisht opinioni publik ne menyre profesionale, argumentuan se kjo ishte nje mase mafioze dhe totalisht padrejte, penalizuese e pa asnje efekt pozitiv, ERE beri teresisht veshin e shurdher per opinion, por veshin e mprehte per te degjuar qeverine e per te bere tamam sic donte ajo.

ERE nuk u vendos aspak ne krah te ligjit dhe te qytetareve, por u vendos haptas ne krah te lojrave hajdute te qeverise.

Ligji i garanton ERE-s pavaresi absolute, qe ne menyre profesionale te beje te gjithe verifikimet me te kualifikuara dhe te marre vendime te bazuara dhe jo konjukturale, qe rrezohen nga sot ne neser.

Ja cfare thote Ligji Nr.43/2015 per ERE-n:

"Neni 10

Pavarësia e ERE-s

1. ERE është një person juridik publik, i pavarur nga çdo institucion tjetër publik ose privat.

Bordi dhe personeli teknik i ERE-s:

a) ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme dhe transparente;

b) veprojnë në mënyrë të pavarur nga interesat e tregut, nga çdo institucion apo subjekt publik ose privat".

Deklarimet e Rames, qe gjoja pezullon aplikimin e kufizimit prej 800KË dhe gjoja deklaratat qesharake te ERE-s, qe ben sikur nuk " bindet" jane haptas pjese te se njejtes loje mafioze.

ERE duhet te mbante qendrim te prere dhe te refuzonte kerkesen e qeverise per kufirin 800kë sepse argumentat profesionale per ta refuzuar ate ishin pa fund, por ERE zgjodhi partine e Edi Rames dhe miratoi pa bere as gëk as mëk çdo gje, qe kerkoi Edi Rama.

Edi Rama ne sherbim te lojes se tij mafioze e propagandistike ben sot sikur Hidrocentralet jane legena uji, qe mbushen e zbrazen sa hap e mbyll syte.

Edi Rama nga njera ane ne menyre mafioze u ben presione qytetareve me rritjen e çmimit te energjise dhe nga ana tjeter ben serish propagande me gjoja mosngritjen e çmimit.

Edi Rama dje u paraqit edhe si Kryetar e pronar i ERE-s kur deklaroi pezullimin e kufizimit 800 KË.

Po ERE ku eshte dhe si e zbaton ligjin?

ERE ndaj eshte ngritur dhe i eshte dhene me Ligj pavaresi e plote, per ti thene ndal lojrave te tilla te ndyra mafioze ngado qe ato te vijne e ne radhe te pare nga Qeveria.

ERE qe nga dje eshte vetasgjesuar, ajo nuk ka më asnje autoritet ligjor te marre më vendime sepse nga institucion i pavarur eshte shnderruar ne nje zgjatim te mjere te qeverise, eshte bere pale me të dhe paanshmeria e saj ka vdekur.

Drejtesia shqiptare duhet te ishte qe dje ne zyrat e qeverise dhe te ERE-s sepse shperdorimi i detyres me pasoja shume te renda ulerin.

Drejtesia duhet te ishte qe dje ne zyrat e qeverise dhe te ERE-s ne emer te shtetit ligjor, te mbrojtjes se interesit me te larte publik dhe te mbrojtjes se qytetareve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco