Thirrja e Berishës: Të mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën

Thirrja e Berishës: Të mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën

11:54, 01/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, rezervoi një thirrje për të gjithë demokratët në takimin e Këshillit Kombëtar.

“Kjo është një mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për faktin se ne miratojmë sot këtu, rregullat në përputhje me statutin e PD-së, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot, në përputhje me vendimet statusore, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.

Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar.

Mos harroni një gjë, detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim, nuk i fitonim, përkundrazi.

Pra, kërkohet një ndryshim i madh. Proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë, për t’u paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, si një forcë politike, e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar.

Si një forcë politike, e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia tetëvjeçare e saj. Rëndom diskutojmë me njëri-tjetrin se ka frikë. Është e vërtetë se ka frikë.

Është e vërtetë se Edi Rama arriti të ngulisë frikën te punonjësit, te qytetarët, por mos harroni se kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht mbjell frikë dhe terror.

Por e gjitha kjo erdhi se nuk ishim në lartësinë e duhur, sepse nuk ishim dhëmb për dhëmb me të. Se të tjerët nuk panë te ne, forcën politike që u del zot.

U ndala në këtë pikë, që të mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. Ajo vritet me fjalën tonë, me takimin tonë në çdo skaj të Shqipërisë. Me qytetarët, me grupe interesi dhe kudo,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco