Noka: Kandidatët do përzgjidhen përmes primareve! Vota e qytetarit e barabartë me të kryetarit

Noka: Kandidatët do përzgjidhen përmes primareve! Vota e qytetarit e barabartë me të kryetarit

22:07, 30/09/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, komentoi në emisionin 'Log' primaret. Noka deklaroi se primaret janë sistemi më demokratik që mund të funksionojë brenda një force politike ndërsa të shtunën, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për të folur mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë ndodh me primaret?

Noka: Sot ne kemi dy forca kryesore në politikën shqiptare PS dhe PD. PS është kthyer në sistemin e Enver Hoxhës në funksioniin e partisë, Edi Rama i emëron të gjithë kudo, vota për Edi Ramën ka vdekur, si koncept edhe brenda partisë, për Ramën ka vdekur edhe jashtë partisë. Koha ka treguar se Rama nuk e njeh votën e lirë. Ndërsa në antitezë me këtë është PD. Çfarë po bën PD? Po sjell një risi në politikën shqiptare dhe më gjerë, po aplikon sistemin e votës direkte. Primare do të thotë demokraci direkte, dhe është maksimumi i demokracisë në një forcë politike.

Xhafo: Nëse unë si qytetar do kisha dëshirë të merrja pjesë ju më karakterizoni si simpatizant të PD-së?

Noka: Primaret presupozohet pa qenë anëtar. Strukturat tona në bazë i kanë të evidentuar mbështetësit. Çdo votues i PD-së mund të shkojë dhe të votojë.

Xhafo: Si më karakterizojnë patronazhistët e PD-së mua?

Noka: PD nuk ka patronazhistë. Çdo simpatizant ka të drejtë të zgjedhë kandidatin e tij, këtu bie kryetarokracia.

Konomi: Kush ja ofron bazës kandidaturat për kryetar Bashkie?

Noka: Baza ja propozon, do të vijnë në qendër. Por prit se mund të ketë probleme me dekriminalizimin.

Xhafo: Baza mund të influencohet nga lart

Konomi: Unë kam pikëpyetje?

Noka: Pikëpyetje mund të ketë shumë, sepse kjo është risi. Testimi i 6 marsit besoj se dha rezultat pozitiv.

Gjylmi: Evidentuat problematika?

Noka: Sigurisht, dhe po i rregullojmë. PD ka një statut që është neni 25-së që përcakton saktësisht çfarë është dhe kush është simpatizanti, dhe detyron bazën që të bëjë regjistrimin e simpatizantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet30/09/2022 22:29

si Ka mundesi se gjithe SPIUNET E SIGURIMIT ME NE KRYE NONGRADEN SALI TANI JANE BERE BASHKE DHE FLASIN SIKUR TANI KANE ARDHE NE SHQIPERI .. PER CFARE PRIMARESH FLET NUL NOKA E KANE FORMUAR KETE FORMACION POLITIK SI ME QENE TE NDA TOKAT NE TOPOJAN OSE NE KOHEN E GRUMBULLIMIT TE PATATES,, SHKO MOR ROB SHKERDHYER NUK KE PUNUAR ASNJE DITE NUK JU KE SHERBYER SHQIPTAREVE ASNJE DITE ,,,KENI JETUAR ME TAKSAT E SHQIPTAREVE TE GJITHE JU ME NE KRYE BANDITIN SALI NONGRADA DO TE VIJE DITA QE DO TE KTHENI CDO CINDARKE O HAJDUTA KRIMINELA ,, PO PER CFARE VOTE FLET KY MJERAN KU KA VOTE NE CELULE O NULI... TE KAM THENE PATATJA E NXEHTE ESHTE E MIRE NE KETE KOHE DHE FASULE PASTAJ E DINE MIRE TI NUKI CFARE TE SHKAKTOJEN KETO...

Shto koment

Denonco