‘Bllokimi i Open Balkan’/ Miteva: Arsyet politike s’janë të qarta! Qeveria nuk përfshiu opozitën dhe parlamentin

17:36, 30/09/2022
A+ Aa A-

Anëtarja e komitetit ekzekutiv dhe zëdhenëse e VMRO-DPMNE, Marija Miteva, e ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferko, ka folur për vendimin e opozitës maqedonase kundër marrëveshjes së Open Balkan dhe bllokimin e nismave ligjore në parlament. Cili është rreziku i trekëndeshit Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Miteva ka theksuar se qeveria maqedonase po e përdor Open Balkan vetëm për argumenta publikë që të justifikojë dështimin ekonomik të qytetarëve.

Sipas zëdhenëses së VMRO-DPMNE, nuk ka një vlerësim të rrugëtimit në fillim dhe në fund të këtij procesi dhe se qeveria maqedonase ka pasur frikë që në fillim të përfshijë parlamentin dhe opozitën dhe kjo e bën procesin e paplotë.

Miteva: Dua të them se ajo që ka ndodhur në parlamentin maqedonas është ajo çfarë ne kemi ditur prej vitesh kur qeveria ka dështuar për të implementuar procesin, gjithmonë ka akuzuar opozitën.

Të gjithë procedurat që i kanë mundësuar mazhorancës që të ligjërojë Open Balkan sigurisht që ata duhet të përballen me opozitën. Qeveria nuk mund ti përballojë këto dy marrëveshje për shkak se e para ne kemi shumicën e komisionit dhe ata kanë prioritet Ballkanin e Hapur dhe është në dorë të presidentit të komisionit të bindë 1/3 e komisionit dhe sa i takon çëshjeve që ka agjenda.

Qeveria po e përdor vetëm për argumenta publikë që të justifikojë dështimin ekonomik të qytetarëve  maqedonas. Kam para që këto dy marrëveshje janë miratuar në Serbi, nuk janë miratuar në Shqipëri dhe për aq kohë që do të ratifikohen në këto parlamente athëherë do të ratifikohen edhe në parlamentin maqedonas.

Qeveria nuk ka një vullnet për ta ratifikuar dhe për ta miratuar ato në parlament. Raportet ekonomike mes Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, nuk shoh një mënyrë të zhvillimit të Open Balkan siç është folur gjatë këtyre kohëve.

Procesi i Berlinit është një platformë e nivelit të lartë të bashkëpunimit mes vendeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor por në këtë rast ato janë rikthyer vetëm me fjalë të mira dhe jo me rezultate konkrete.

Në vend që të ndërtojnë Open Balkan sipas Procesit të Berlinit dhe CEFA-s kjo iniciativë duket si një paralelizëm dhe një parcializim të lidhjeve ekonomike.

Arsyet politike prej qeverisë këtu nuk janë të qarta. Nuk ka një vlerësim të rrugëtimit në fillim dhe në fund të këtij procesi. Qeveria maqedonase ka pasur frikë që në fillim të përfshijë parlamentin dhe opozitën dhe kjo e bën procesin e paplotë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco