Rama mbledh sot kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohen

Rama mbledh sot kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohen

10:34, 27/09/2022
A+ Aa A-

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sot për të diskutuar për zgjedhjet vendore. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë në selinë rozë, në orën 18:00.

Mësohet se në mbledhje do të diskutohet për kandidaturat e kryetarëve të Bashkive, ndërsa deri tani, i vetmi emër i thuajse konfirmuar është ai i Erion Veliajt, i cili pritet të rikandidojë në Tiranë.

Kryesia do të diskutojë edhe për kandidaturat e tjera, për zgjedhjet që do të mbahen mes prillit dhe majit të vitit tjetër.

Socialistët pritet të diskutojnë edhe për drejtuesit politikë, ku nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve, kryesisht në Vlorë dhe Shkodër.

Sakaq, nga opozita nuk ka ende asnjë emër të konfirmuar për kandidat në zgjedhjet vendore, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD-ja do të nisë për herë të parë procesin e primareve për zgjedhjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco