Marrëveshja serbo-ruse, Berisha: Kërcënim për Ballkanin

Marrëveshja serbo-ruse, Berisha: Kërcënim për Ballkanin

13:55, 25/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Rusisë dhe Serbisë në New York për të pasur një politikë të jashtme bashkëpunues.

Berisha shkruan se kjo marrëveshje është një kërcënim i ri për Ballkanin.

‘Të dashur miq, ministri i jashtëm i Putin, Sergei Lavrov pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për ‘Ballkanin e Hapur’, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB-së dhe firmosi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, ‘Marrëveshjen për Bashkëpunimin në politiken e jashtme’ midis Moskës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në Rajonin tonë.

Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton se sa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë.

Duke dënuar me forcë këtë si një kërcënim për paqen në rajonin tonë, shtoj se marrëveshja për bashkëpunim në politiken e jashtme midis Moskës dhe Beogradit provon gjithashtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbështetjen e ‘Ballkanit të Hapur’ po punon me përkushtim për hegjemoninë ruso-serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në reagimin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kirill bajga fetare25/09/2022 15:21

https://sot.com.al/bota/vendimi-i-putinit-ka-shkaktuar-largime-masive-e-protesta-kreu-i-kishes-orto-i538336 Kjo është feja dhe mashtrimi fetar, thjesht një zgjatim i interesave të politikës. Sharlatanë bastardë kundër paqes , pro luftës dhe vdekjes.

Shto koment

Denonco