‘Një miliardë euro në xhepat e Rilindjes’, Meta thirrje qytetarëve: Ruani sahatet nga patronazhistët, mund t’u mbifaturojnë

‘Një miliardë euro në xhepat e Rilindjes’, Meta thirrje qytetarëve: Ruani sahatet nga patronazhistët, mund t’u mbifaturojnë

12:32, 25/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga patronazhistët pasi mund të mbifaturojnë pagesat për energjinë

Ilir Meta: Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco