Berisha: Rama po përgatit katastrofën energjetike! Nano iku pasi ra në dijeni të aferave të Olsit dhe Çuçit

Berisha: Rama po përgatit katastrofën energjetike! Nano iku pasi ra në dijeni të aferave të Olsit dhe Çuçit

12:47, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat u ndal në mbledhjen e kryesisë edhe te largimi i Gledis Nanos.

“E vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent dhe korrenti ishte afera e call-centerave. Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse 2.2 ton drogë në Itali nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Atë kam pasion unë, tha ai. Dolën velat transportuesit kryesore të drogës. Nuk ishte se po luftonte krimin ai, por pati naivitetin që të mos i mbulonte këto.

Kush iku me të? Iku edhe drejtorja e agjencisë kundër larjes së parave.Nuk e njihja atë, sigurisht që ishte një emër formal në atë detyrë. Iku që agjencia të shndërrohet në agjencinë e larjes së parave të krimit,” tha Berisha.

Ai sulmoi sѱrish ashpër Edi Ramën për aferat korruptive.

“A mundet që një njeri, që për hobin e tij dhe të xhepave të tij, të vendosë 4 milionë euro në oborrin e brendshëm të kryeministrisë, pa asnjë lloj funksioni përveç vjedhjes dhe kënaqësisë se mund të veprojë si të dojë me këtë popull? Me katër milionë euro ndërtoheshin të paktën gjashtë shkolla të standardit më të mirë evropian. Ato janë tani një instilacion druri për të çlodhur sytë e verbuar nga vjedhjet të Edi Ramës”.

“Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike duke shkelur ligjet e vendit, që mbrojnë digat, që nuk lejojnë zbrazjen e digave deri në datën 1 shtator nën nivelin 284 metër. Sot digat janë nën 270 metër. Për dy arsye: Duan të sjellin errësirën, që të justifikojnë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi, të cilët shpenzojnë 520 mijë euro naftë dhe kanë qira ditore prej 92 mijë eurosh. Ky i zbraz digat, por ky gjeneratorë që punojnë me mazut, me përqindje të tmerrshme squfuri, që për Vlorën janë sikur të fusësh 100 mijë automjete që bëjnë 100 kilometra çdo ditë në Vlorë, për mjedisin e saj, një prokurim pa tender”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco