Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO-SYRI TV/ Rama rikthen bastet, pranon dështimin para krimit

09:44, 01/09/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar riktthimin e basteve online, katër vjet pas aksionit që vetë ndërmori për t’i mbyllur ato. Kryeministri e justifikoi këtë fakt me lulëzimin e basteve edhe në ilegalitet, ndërsa tha se aktiviteti është zhvilluar nga persona me profil të lartë në krimin e organizuar

SYRI TV

Katër vite më parë kryeministri Edi Rama do të nxirrte në ilegalitet qindra aktivitete të basteve sportive, të cilat nuk ndalën kurrë, veçse u përjashtuan nga pagesa e taksave.

Por teksa 4 vite më parë, kryeministri Rama do të deklaronte për konsum politik se ishin 700 milionë euro që dilnin nga ekonomitë familjare e shkonin në bixhoz, sot ai pranon se ka dështuar, madje duke i shtyrë edhe grupet kriminale që të zgjeronin aktivitetin e tyre në këtë sektor.

Kryeministri Rama nuk nguroi që të deklaronte se arsyeja e rihapjes së basteve ishin të ardhurat e munguara në 4 vitet e ushtrimit të aktivitetit në ilegalitet, por veçse këtë herë duket se ekonomia familjare nuk ishte pjesë e fjalimit të tij.

Ndërkohë që bastet online kane qene aktive dhe kanë vazhduar ne ilegalitet, kryeministri deklaroi se një nga arsyet se përse  vendosi t’i shpallë të paligjshme ishte edhe përfshirja e vëllait të tij, Olsi Ramës, në një nga kompanitë e basteve të asaj kohe.

Rikthimi i basteve online me ligj u paralajmërua gjatë bashkëbisedimit që kryeministri Rama zhvilloi me përfaqësues të federative sportive, të cilët njëzëri kërkuan formalizimin e basteve.

Gjatë dëgjesës, drejtori i AKEP pranoi se mbyllja e faqeve të basteve online është e pamundur, ndërsa miratimin për rikthimin e legjitimitetit të basteve e dha edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS01/09/2022 12:20

Përfundimisht Rama është vetëshpallur De Facto narko-Sulltani-Mbret i Shqipërisë!! Narko-Sulltan-Satrapi mafioz dhe gjakatar i Surrelit, në këtë vend dhe me këtë popull bën çfarë t'i dojë bytha në mengjes, çfarë t'i dojë qejfi në drekë dhe çfarë t' dojë trapi në darkë!!!! Sistemi kriminal diktatorial që kaluam dhe përjetuam dhe diktatori Enver Hoxha, nuk janë gjë hiç fare dhe nuk krahasohen sot fare me këtë sistemin mafioz narko-kriminal që projektoi, ndërtoi, instaloi dhe po zbaton me shumë sukses Edvin Kristaq Rama!!!! Prandaj ndoshta ajo shprehje për atë kohë dhe për sot ndoshta kanë kuptim për disa!!!! Ndërkohë ambasadorja kinezo-amerikane sorosiane e SHBA, Spiropalesha KIM, "këshillon, ndihmon, bekon dhe mbështet kryemafiozin narko-sorosian Edvin Kristaq Rama për të sulmuar opozitën dhe për të qëndrar në mënyrë kriminale në pushtet!!! Po për çfarë e këshillon, e bekon, e ndihmon dhe e mbështet Kimetja, vallë??!!! Kur Shqipëria po kthehet, me shumë shpejtësi, në një shtet mafioz tepër të rrezikshëm për të gjithë Evropën dhe Botën!!!! Mos vallë Shqipëria sot është pikërisht një produkt i këshillimeve, udhëzimeve dhe mbështetjes së fuqishme sorosiano-amerikane-evropiane? Shqiptarët dhe OPOZITA SHQIPTARE të vetëm s’munden dot kurrë që ta “heqin qafë” këtë lloj makinerie mafioze sorosiane me kaq shumë pushtet, që ka edhe mbështetjen e qeverive sorosiane të SHBA dhe të BE Rama, dhe të luftojnë MAFIA-n shqiptare, që ka marrë dimension “ndërkombëtar” duke u forcuar aq shumë me mjete financiare dhe veprime/akte të rrezikshme për organet e perëndimore ligjzbatuese!! Dihet botërisht që çdo ndryshim madhor në Shqipëri, për të keqen dhe për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, gjithmonë ka ardhur dhe është kurorëzuar vetëm nga "BOTA" dhe vetëm nga "NDËRKOMBËTARËT"!! Për këtë nuk ka pse të mburret kot asnjë shqiptar apo forcë politike!! Për të vetmet gjëra dhe "MERITA" që kanë shqiptarët dhe mund të "mburren" nëpër botë dhe kanë ekskluzivitetin e veprave të tyre janë GROPAT e ZEZA, KRIMET, VRASJET, PLAÇKITJET, DHUNIMET, VJEDHJET, GRABITJET, PLAÇKITJET, POSHTËRSITË dhe MASKARALLËQET që i kanë BËRË ndër dekada dhe vite dhe po i BËJNË sot njëri tjetrit!!! Armiqtë më të rrezikshëm dhe më kriminelë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë vetë shqiptarët. Mos e kërkoni kot të keqen tek të tjerët, tek të huajt dhe tek bota!! Të keqen e kemi vetë në GEN!! Gjendja se ku ndohet sot Shqipëria pas 32 vitesh post-komunizëm, tregon që shqiptarët janë shqiponja, skifterë, sorra, që i nxjerrin sytë njëri-tjetrit janë ujqër, çakenj, tigra, luanë, gjarprinj dhe nepërka vetëm për njëri-tjetrin dhe ndaj njeri-tjetrit!!! Më të freskëtat ngjarje kriminale postkomuniste filluan që në 1990-1991, vazhduan në periudhën 1997-2005, dhe u përsëritën në periudhën kriminale 2013-sot!! Por ndryshimi i madh është që KURRË MË PARË të INJOROHET një popull i tërë dhe një QEVERI me një regjim NARKO-KRIMINALO-MAFIOZ të ANASHKALOHET, të MBËSHTETET dhe të MBROHET kaq fuqishëm nga NDËRKOMBËTARËT, nga qeveritë e SHBA dhe të BE!!!! Ky është një TURP i MADH për SHBA, BE dhe NDËRKOMBËTARËT!!! Sot SHBA dhe BE nuk është më siç kanë qenë në vitet dhe periudhat e tyre të ARTA 1970-2000! Shembulli i SHQIPËRISË sot tregon se demokracia dhe bota PERËNDIMORE kanë dështuar dhe ka DEGRADUAR SHUMË KEQ dhe në mënyrë katastrofike!!! SHQIPËRIA NUK KA QENË KURRË NË DITË KAQ TË ZEZA SE SA ËSHTË SOT!! SHQIPËRIA ka marrë zjarr nga kjo aleancë mafioze QEVERI-MAFIE, por flaka e këtij "ZJARRI" po i afrohet akoma më shumë BYTHËS së BE. Kur ta ndjejë BE, atëherë edhe për atë do të jetë tepër VONË!!! Prandaj sot nuk është SHQIPËRIA në RREZIK, por është DEMOKRACIA dhe vetë BOTA DEMOKRATIKE në RREZIK!

Shto koment

Denonco