Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Rikthehen bastet/ Hipokrizia e Ramës me dëgjesën: Na duhen lekët

Rikthehen bastet/ Hipokrizia e Ramës me dëgjesën: Na duhen lekët

10:28, 31/08/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nisi sot konsultimin publik sa për sy e faqe për lotaritë sportive, të cilat 4 vite më parë i mbylli qeveria me ligj, por që tani synon të rikthejë aktivitetin e tyre.

Rama organizoi një dëgjesë publike për bastet sportive paraditen e sotme në orën 10:00. Prezent ishin Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes madje ka qenë ndër të parët që ka hedhur për konsultim këtë ide, si edhe përfaqësues edhe Federata Olimpike, Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Lartë i Sportit. Propozimi për rikthimin e basteve është i Federatës Olimpike Shqiptare për të formalizuar një treg, për të cilin shprehet se pas hyrjes në fuqi në 1 janar të 2019 të ligjit që i ndalonte, ka lulëzuar si treg informal.

Madje sipas propozuesve të kësaj nisme, formalizimi i basteve online do të mund t’i kanalizonte taksat e këtyre sipërmarrjeve për investime në sport. Në tetor të 2018, kur qeveria vendosi t’i drejtohet Parlamentit për të ndryshuar ligjin për mbylljen e të gjitha pikave të basteve përfshirë dhe ato online, Kryeministri argumentoi se po mbyllte një plagë sociale të shkaktuar nga bixhozi në përgjithësi, por dhe bastet online.

Një tjetër arsye ishte dhe për t’i vendosur fre pastrimit të parave përmes kësaj industrie nga organizatat kriminale. Por, nismëtarët e rikthimit të basteve online mendojnë se ka ndodhur e kundërta, pasi duke qenë krejtësisht informale, nuk ka qenë e mundur të kryhej asnjë kontroll për rastet e pastrimit të parave. Një tjetër fenomen që është parë gjatë kësaj periudhe sipas propozuesve, është dhe përfshirja në bastet online e të miturve.

Vetë Rama sot nuk e fshehu hipokrizinë, kur tha se shtetit i duhen të ardhura.

“Kjo ftesë është rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana juaj që keni përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive. E kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë komunikime me ju për tju dëgjuar nga afër shqetësimin, por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për aktivitetin sportiv, qoftë për federatat e shumë sportit qoftë për FSHF. Kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco