VIDEO-SYRI TV/ Korrupsioni, Meta: Qeveria dhe Rama nxisin dhe grupet kriminale që të shmangin vëmendjen

13:42, 17/08/2022
A+ Aa A-

Praktikat e ndjekura nga bordet për caktimin e çmimeve u denoncuan këtë të mërkurë edhe nga  kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili theksoi se i vetmi që pasurohet është Edi Rama dhe njerëzit pranë tij. Në një dalje për mediat Meta akuzoi Ramën se përdor bandat kriminale për të hequr vëmendjen nga skandalet e  njëpasnjëshme. Kreu i Partisë së Lirisë teksa komentoi vizitën e Bjaram Begajt në Kosovë, denoncoi edhe projektin e Ballkanit të Hapur.  

Nga SYRI TV

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi praktikat të cilat ndiqen nga bordet e ngritura nga qeveria për caktimin e çmimit të karburantit dhe ushqimeve. Ish – Presidenti paralajmëroi se forca politike që ai drejton  dhe qytetarët do t’i përgjigjet abuzimeve  të mazhorancës socialiste si dhe akuzoi Edi Ramën se përdor bandat kriminale për të hequr vëmendjen nga skandalet e  njëpasnjëshme.

Ish-presidenti Meta komentoi edhe vizitën e kreut të shtetit Bajram Begaj në Kosovë, ku e cilësoi Ballkanin e Hapur si projekt që pengon integrimin e vendeve të rajonit në union.

Sa i takon çështjes së detit me shtetin grek, Ilir Meta deklaroi se ka prova që tregojnë se Rama i ka shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kush mashtron, Syri apo Likja?17/08/2022 19:11

Pse vazhdoni t'i thoni Meta? Likja e pranoi vetë që e ka Metaj dhe nuk e ka ndryshuar mbiemrin. Nxirrni çertifikatën e lindjes së Ilirit dhe dokumentat parlamentarë e presidencialë ku ka firmosur. Nëse ka firmosur me mbiemër tjetër nga ç'e ka në realitet, atëherë shkoni denoncojeni për mashtrim publik dhe falsifikim. Nxirrni të vërtetën në shesh.

Shto koment

Denonco