VIDEO-SYRI TV/ PL publikon fakte të reja, Shehaj: U morën kredi miliona dollarë gjatë pandemisë

15:09, 16/08/2022
A+ Aa A-

Partia e Lirisë denoncoi të tjera fakte për aferën e inceneratorit të Fierit.Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në këtë parti, Briseida Shehaj, publikoi dokumentata që tregojnë se kompanitë e inceneratorëve morën miliona dollar kredi, duke shfrytëzuar vkm-te gjatë periudhës së pandemisë.

Nga SYRI TV

Partia e Lirisë publikoi të tjera fakte dhe denoncime sa i përket abuzimeve që janë bërë në aferën e inceneratorit të Fierit. Në një dalje për mediat, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj, deklaroi se kompanitë e përfshira në aferën e inceneratorëve, duke shfrytëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë e periudhës së pandemisë, kanë marrë kredi në vlerën e miliona dollarëve dhe garanci janë vënë pasuritë e shqiptarëve.

Më tej Shehaj ka publikuar të tjera dokumente, ku përfshihen shkresat që koncesionari i ka dërguar ministrisë së infrastrukturës, në mars të vitit 2021, duke e njoftuar për përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit dhe për ta vënë në dijeni se nuk do të firmosë, dorëzimin e veprës pa u kryer kolaudimi i impiantit. Shehaj u shpreh se ministria ka injoruar këto shkresa.

Deputeti Petrit Vasili paralajmëroi se do të publikohen të tjera fakte, të cilat dëshmojnë korrupsionin dhe mashtrimin me aferën e inceneratorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco