‘Kurthi i Ramës për faljen e detit’, Spaho: Pazarxhi i paskrupullt! I gatshëm të bëjë kurban pasuritë tona

‘Kurthi i Ramës për faljen e detit’, Spaho: Pazarxhi i paskrupullt! I gatshëm të bëjë kurban pasuritë tona

13:57, 13/08/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me kurthin e kryeministrit Edi Rama për sa i përket negociatave dhe marrëveshjes së detit me Greqinë.

Në postimin e tij në Facebook, Spaho ka renditur një sërë arsyesh që do të përbënin një shqetësim serioz për vendin.

Postimi i plotë:

Ne shtypin e sotem jane publikuar detaje mbi kushtet e vena ne Udhezuesin per hapjen e negociatave me BE. Ajo qe te bie ne sy eshte pika e fundit e cila trajton mosmarreveshjen per detin me Greqine. Me poshte eshte formulimi i kesaj pike, qe sipas medias, eshte vene me kerkese te Edi Rames.

“…Shqipëria të ndërmarrë në përputhje me parimet e zgjidhjes paqësore dhe sipas parashikimeve të OKB-së dhe Konventës për Ligjin e Detit, përfshirë këtu, nëse do të jetë e nevojshme edhe njohjen e detyrueshme të vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit”.

Në se sa shkruhet per kete ceshtje ne Udherrefyesin per hapjen e negociatave per antaresimin ne BE eshte e vertete, kjo do te perbente shqetesim serioz per disa arsye:

1. Problemet dy paleshe per kufinjte ne asnje rast nuk kane qene shkak per te penguar progresin e negociatave duke u perfshire ne udhezues. Klauzola e mesiperme i jep prioritet zgjidhjes se problemit kufitar. Kjo do te thote qe nese plotesohen kushtet per te kaluar nga nje kapitull ne hapjen e kapitujve te tjere, Shqiperia ne cdo moment, mund te vendoset me shpatulla per muri nga Greqia. Ajo  mund te kerkoje ne cdo kohe, pezullimin e negociatave ne se nuk zgjidhet çeshtja e detit ashtu si duan ata.

2. Ne se kete kusht e ka kerkuar te vendoset ne Udhezues Edi Rama, gjendja behet edhe me shqetesuese.

Rama eshte pazarxhi i paskrupullt. Asnjehere nuk ka qene i interesuar te plotesoje kushtet e vena nga BE, nepermjet demokratizimit e zhvillimit te vendit, por nepermjet presionit dhe pazareve.

Ai u perpoq vazhdimisht qe edhe hapjen e negociatave ta arrinte me mjete te tjera, si pranimi i muxhahedineve, djegja e plehrave te Italise ne Shqiperi, pranimi i ngritjes se kampeve ne Shqiperi per emigrantet e Europes, Ballkani i Hapur, apo edhe armet kimike te cilat me pas i sabotoi vete.

Edhe ne kete rast, per hir te "progresit" te negociatave, do sakrifikoje interesat e vendit, duke bere kurban kufirin detar dhe pasurite tona ekonomike ne zonen ekskluzive detare me sebepin e "zhbllokimit" te negociatave.

3. Formulime te tilla shpjegojne perse Rama e permbysi teresisht ekipin negociator duke vene ne të besnike te tij, te gatshem te marrin e zbatojne cdo urdher, pavaresisht interesit te vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco