Skandal me protokollin/ Rama ul Lindën në vend të Zonjës së Parë

Skandal me protokollin/ Rama ul Lindën në vend të Zonjës së Parë

20:05, 24/07/2022
A+ Aa A-

Skandal me protokollin e ceremonisë së marrjes së detyrës nga presidenti i ri, Bajram Begaj. Mësohet se protokollin e ka bërë vetë Edi Rama. 

Kryeministri është kujdesur që të ketë çdo gjë nën kontroll. Jo më kot opozita dhe veçanërisht Partia Demokratike e akuzon atë për kontroll 100% të pushteteve tashmë, me marrjen edhe të Presidencës. 

Sinjali i parë u dha që në çastet e para të ceremonisë kur bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, u ul në vendin e dedikuar për Zonjën e Parë. 

Kushdo që sheh pamjet do mendojë se Linda është Zonja e Parë e vendit, dhe jo gruaja e Edi Ramës…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco