'Rama, i trembur nga faktet e reja të aferës së inceneratorëve dhe protesta, shpik 'ngjarje' për të mbuluar skandalet'

'Rama, i trembur nga faktet e reja të aferës së inceneratorëve dhe protesta, shpik 'ngjarje' për të mbuluar skandalet'

14:04, 06/07/2022
A+ Aa A-

“Edi Rama është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut. Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”- Kështu deklaroi sot para medieve, deputeti i PD-së Luçiano Boçi, nga foltorja e PD-së.

:Më 23 janar 2019, Edi Rama gëzonte në Tuitter për “një lajm inkurajues”. Shkruante për një rezervë të madhe nafte e gazi të zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag. Ai shtonte se efektet në ekonomi do të ndiheshin që në vitin 2020, pra një vit më vonë, - solli në vëmendje Boçi. - Kanë kaluar tre vjet e gjysmë nga lajmërimi, dhe 2 vjet nga viti 2020, dhe shqiptarët, të vetmin lajm nga nafta, gazi dhe qeveria kanë rritjen galopante të çmimeve”, theksoi ai.

“Si çdo gjë në Shqipëri që e ka habinë tri ditë, edhe premtimi për rezerva të mëdha nafte do të ishte harruar, nëse Kryeministri nuk do ta kishte përsëritur dje të njëjtën rrenë.  Si vrasës serial i së vërtetës dhe mashtrues klasik, Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës. Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë”.

Në këtë këndvështrim, Boçi nënvizoi se “Partia Demokratike e denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët.

Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama. Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.  Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”.

Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte.

I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët.

Bashkohuni me ne, nesër në ora 19.00, para Kryeministrisë. Kur e vërteta është në rrezik, Shqipëria është në rrezik”, theksoi deputeti demokrat dhe pedagogu i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco