Edhe Pallati i Brigadave do të ketë fatin e Butrintit, zbulohet plani i Ramës për beton dhe ndërtime

Edhe Pallati i Brigadave do të ketë fatin e Butrintit, zbulohet plani i Ramës për beton dhe ndërtime

18:57, 29/06/2022
A+ Aa A-

Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jetë i vetmi që do ta pësojë nga barbaria e betonit dhe ndërtimeve.

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe të kthehet në pikë turistike.

Kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij.

Nevoja është promovimi dhe krijimi i të ardhurave nga vizitorët, duke e kthyer atë në atraksion turistik.

Në plan po ashtu citohet që kjo hapësirë do të kthehet në hapësirë mikpritëse për personalitete të ndryshme dhe do të jetë e hapur për organizime kulturore dhe edukative, ku çdo përdorues do të paguajë një tarifë.

Nisma është prezantuar më herët nga Ministria e Kulturës, e mbështetur në ligjin e ndryshuar në 2018-ën, që i hap rrugë institucioneve shtetërore të bëjnë menaxhimin e integruar edhe me palë të tjera, edhe për sitet arkeologjike./ Euronews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco