‘Mbi 63 milionë aborte në ShBA’/ Pano: Njëri kamp i vë theksin lirisë për të vrarë, tjetri për të ruajtur jetën

17:27, 29/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, drejtues i Koalicionit Shqiptar për Mbrojtjen e Familjes, Pastori Akil Pano ka folur për vendimin në SHBA kundër abortit.

Pastori Pano ka theksuar se në ShBA që nga vendimi i Gjykatës Supreme në vitin 1973, kanë ndodhur mbi 63 milionë aborte deri në vitin 2022.

Ndërkohë për pastor Panon, të dyja kampet, njëra në mbrojtjen të zgjedhjes individuale dhe kështu mendojnë se fuqizojnë lirinë dhe njeriun dhe kampi tjetër ku dhe unë bëj pjesë, në mbrojtje të jetës sepse ne kështu mendojnë se fuqizojmë njeriun dhe familjen dike nisur së pari duke i bërë avokatinë qenieve njerëzore që nuk kanë zë dhe nuk kanë mundësi të mbrojnë veten e tyre dhe të ngrejnë kartonin.

Pano: Nga momenti që ky vendim u mor nga Gjykata Supreme në ShBA në vitin 1973, në ShBA kanë ndodhur mbi 63 milionë aborte deri në vitin 2022. Unë do ta shikoja mbi 63 milionë vrasje. Është gati 1/5 e popullsisë amerikane aktualisht së cilës i është marrë e drejta për të jetuar nëpërmjet abortit.

Porblemi është i tillë pasi të dyja kampet, njëra në mbrojtjen të zgjedhjes individuale dhe kështu mendojnë se fuqizojnë lirinë dhe njeriun dhe kampi tjetër ku dhe unë bëj pjesë, në mbrojtje të jetës sepse ne kështu mendojnë se fuqizojmë njeriun dhe familjen dike nisur së pari duke i bërë avokatinë qenieve njerëzore që nuk kanë zë dhe nuk kanë mundësi të mbrojnë veten e tyre dhe të ngrejnë kartonin.

Të dyja kampet flasin për lirinë por njëri kamp e përdor lirinë dhe i vë theksin lirisë për të drejtën për vratë apo terminuar një jetë dhe kampi tjetër i jep theksin lirisë për ta ruajtur jetën dhe për ti dhënë vlerë asaj për ta parë jetën si të çmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco