Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Një fshat i tërë në SPAK, Manjani thumbon fort: Mbillni hashash o njerëz, se nuk ju ngacmon njeri!

Një fshat i tërë në SPAK, Manjani thumbon fort: Mbillni hashash o njerëz, se nuk ju ngacmon njeri!

11:21, 25/06/2022
A+ Aa A-

Më therës se asnjëherë është shprehur sot ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, për rastin që po bën bujë në media, kur një fshat i tërë po dëshmon në SPAK për të vërtetuar që bashkëfshatari  tyre Bektash Shtëpenja nga Kozarja e kishte vënë pasurinë e tij duke korrur grurë, jo me ato ‘punëra’ me të cilat merreshin djemtë e tij.

Manjani ngre pyetjen me të cilën godet shumë lart:

“Çfarë mësojmë nga rasti i Bektashit,që endet nëpër SPAK me 200 dëshmitarë, për të provuar se ka gjithë jetën që punon në autokombajnë? Mbillni e korrni hashash se nuk ju ngacmon njeri! Mësojini autokombanjat të korrin hashash, o njerëz!

Lëreni grurin, se na e sjell Rusia nga Ballkani i hapur... Po të mbillni e korrni grurë në SPAK e keni vendin. Ja,shihni Bektashin. Korri grurë dhe ja si përfundoi. Në SPAK. Ushqim për reformën. Rast suksesi për Yuri Kim-in. Po të korrte hashash, do ishte në rregull. Dhe djalin që ka qenë i dënuar në Itali do e kishte rilindas dhe minimalisht kryetar bashkie... Deputet po e po.

Do kënaqeshin me tendera sekretë. Do bënte selfie me Yurin...Duke korrur grurë në SPAK përfundon!!!”

E në fund, revoltën e tij Manjani e përfundon duke hedhur sytë nga Zoti për këtë farë drejtësie: “Aahhhhh! A je kund, o ti atje lart?! Lëshoje gjylen të shpëtojmë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj25/06/2022 15:48

Ju gjete edhe një objekt tenderi: -Ndërtim çati antigjyle-!!!

Shto koment

Denonco