Alibeaj bashkohet me Ballën/ Rezoluta për gjenocidin serb mbetet peng

Alibeaj bashkohet me Ballën/ Rezoluta për gjenocidin serb mbetet peng

10:30, 23/06/2022
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste vazhdon të mbajë peng rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

“Këtu fshihet diçka,” tha deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke akuzuar se mazhoranca po vazhdon të sillet si një vasale e Aleksandër Vuçiç në Beograd.

“Duhet të kërkojmë që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin serb në Kosovë,” tha Shehu. "Përsëri shkelet rregullorja për të tretën herë. Është frika për ta kaluar sepse bien ndesh me Vuçiç. Në nderin tonë duhet të dalin në rezolutë të përbashkët”.

Por teksa Lindita Nikolla vazhdoi të mos japë përgjigje për këtë shqetësim, Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla u shfaqën sërish ‘bashkë’.

Balla tha se ka rënë dakord me Alibeajn për të shtyrë diskutimin për aktin normativ për rritjen e çmimeve…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco