EMRAT/ Shkarkohet kreu i Pastrimit të Parave, ja kush e zëvendëson

EMRAT/ Shkarkohet kreu i Pastrimit të Parave, ja kush e zëvendëson

17:13, 22/06/2022
A+ Aa A-

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Mësohet se në vend të tij është emëruar Iris Ago.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Por kush është drejtoresha e re e pastrimit të parave? 

Iris Ago ka lindur në Tiranë 1987. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor VITET, pranë Universitetit Europian të Tiranës, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime.

Që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga 2020 deri më 2021.

Gjatë periudhës 2017- 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga 2016- 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Znj. Ago ka ushtruar profesionin e saj si konsulente financiare, koordinatore dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme në sektorin privat prej 2009-2016. Ajo ka përvojë dhe ekspertizë të thelluar në fushën e konsulencës financiare; tatimore dhe kontabilitetit për kompanitë të sektorëve të ndryshëm; këshillim për fondet e investimeve; planifikim marketingu; studime fizibilitetiti; studim tregu; plan biznesi; konsultim për marrëdhëniet e shoqërisë me institucionet financiare për kreditim ose financim; konsultim për marrëdhëniet e kompanisë me sektorin publik. Pjesë e rëndësishme e detyrave gjatë përvojës në sektorin privat ka qenë dhe angazhimi në disa projektë strategjike, si ai i gazsjellësit TAP.

Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George Washington, si dhe ka kontribuar në programin e ‘Doing Business’ për vite me radhë.

Ajo zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco