Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Mohimi i gjenocidit serb nga Rama, aktakuzë shumë e rëndë! Shqiptarëve do u japim dyshtetësi

Berisha: Mohimi i gjenocidit serb nga Rama, aktakuzë shumë e rëndë! Shqiptarëve do u japim dyshtetësi

13:28, 20/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp ku foli për vizitën e Edi Ramës në Kosovë.

“Sot, Edi Rama dhe kabineti i tij, ndodhen në Kosovë.

Normalisht, çdo mbledhje e përbashkët, është akt që duhet të përshëndetet.

Mirëpo Edi Rama, nëse do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjet dhe sakrificat e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte në Kosovë, duke njohur gjenocidin serb në Kosovë, duke njohur infanticidin. Janë 1400 engjëj, vogëlushë, qenie të pafajshme, të cilët u vranë, u therën, u dogjën vetëm e vetëm për fajin se kishin prindër shqiptarë.

Pra, mendoj se në këtë aspekt, mohimi që ai i bën gjenocidit ciklik serb në Kosovë, që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të dhe përfundon me operacionin ‘Patkoi’ në vitet ‘98-‘99, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat e qytetarinë e tij.

T’i mohosh këto, është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre. Por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare.

Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar përpara jush, por zgjodha vetëm këtë sepse edhe marrëveshjet- unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare- ndërkohë kur shqiptarët presin dyshtetësi apo shtetësi sipas dëshirës. Kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Por këtë natyrisht krahas njohjes së gjenocidit ciklik, kjo do jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do firmoset nga qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco