Votimi për kreun e PD shtyhet deri në orën 20:00

Votimi për kreun e PD shtyhet deri në orën 20:00

16:12, 22/05/2022
A+ Aa A-

Për shkak të kërkesave të shumta të ardhura nga degët është shtyrë orari i mbylljes së qendrave të votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Me anë të një njoftimi për mediat, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur se orari i mbylljes së qendrave të votimit është shtyrë në orën 20:00.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas  kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilacet 22/05/2022 17:14

Mos ja beni pd-se kete mos e izoloni...terhiqu berishe...e kuptuam qe ke shumicen ne pd por do e grposesh me veten. Mos na izolo. Ndihme Pekë ti mund ta bindesh te terhiqet sa seshte vonë! Shpetoni pd-në G.B

Shto koment

Denonco