VIDEO/ Abilekaj përballet Live me SMS-në e vëllait: Je i ndershëm, por majtist i indoktrinuar

23:29, 16/05/2022
A+ Aa A-

Analisti dhe drejtori i Dosja.al Enton Abilejkaj është përballur me një surprizë në Çim Peka Live, mbrëmjen e sotme.  

Vëllai i tij, Genci Abilekaj i shkroi mesazh LIVE aktivistes së Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari. 

Në mesazhin e tij, Genci Abilekaj i kërkon Kokalarit që t'i mbushë Enton Abilekajt se "SHBA-në e ka kapur mafia majtiste Hillari Clinton, Barack Obama, George Soros me kukullën Joe Biden". 

Gjithashtu, ai e quan Enton Abilekajn, gazetar profesionist prej 30 vitesh, si majtist të indoktrinuar.  

Mesazhi
E nderuar znj.Kokalari, nuk ndjehem mirë që sot ke përballë vëllain tim, i cili është 30 vjet gazetar profesionist dhe i ndershëm. Por, i indoktrinuar nga majtistët dhe do isha i lumtur nëse ia mbushni mendjen që USA-n e ka kapur mafia majtiste Hillary-Obama-Soros me kukllën e vet Biden. Shëndet e të mira! 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco