Lajmi i fundit

Vrasja e policit në Fier/ Ishte jashtë shërbimit, por me uniformë....

E njoftoi SYRI, KPA nën presion shkarkon zyrtarisht prokuroren Elisabeta Imeraj

E njoftoi SYRI, KPA nën presion shkarkon zyrtarisht prokuroren Elisabeta Imeraj

15:37, 27/04/2022
A+ Aa A-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur pasditen e kësaj të mërkure shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës.

Pavarësisht se shkalla e parë (KPK) e konfirmoi në detyrë ‘zonjën e hekurt’ të drejtësisë, KPA përmes presonit të vëzhguesve ndërkombëtarë, kanë vendosur shkarkimin e saj nga detyra, duke e nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.

Vete prokurorja Elizabeta Imeraj në seancat para KPA ka parashtruar pyetjen: Kush është i interesuar për shkarkimin e saj, që hetoi grupet kriminale dhe terroristët.

Kujtojmë se trupa e KPK që konfirmoi në detyrë Imerajn, është ankuar me një notë verbale për presionin që Theo Jacobs ka bere në KPK për shkarkimin e saj.

Imeraj ka hetuar dosje të mëdha të grupeve kriminale dhe atyre terroriste në vend.

https://www.syri.net/politike/502218/presione-ndaj-trupes-se-kpa-shkarkohet-prokurorja-elisabeta-imeraj/

Pas vendimit ajo ka folur për mediat:

Ish prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Pa marrë parasysh anjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime, ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilës palë të jetë i dëgjueshëm. Nuk e lidh këtë me situatën personale me shkarkimin tim. Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar të di se kush e dëshironte shkarkimin tim.Shpresoj që ta kenë të arsyetuar se kush kërkon shkarkimin tim nga Drejtësia.

Së pari, jeni udhëzuar që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore nga të cilat vërtetohet në mënyrë të plotë se Elisabeta Imeraj ka zero pasuri brenda dhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Gjithashtu jeni të ftuar të shqyrtoni çdo akt në dosje që lidhen me pastërtinë e figurës time. Puna ime ndër vite besoj se e ka treguar më së qarti sesi është punuar duke u bazuar edhe në rezultatet që janë arritur.

Në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Ajo çfarë reforma në Drejtësi synon është krijimi i një sistemi të pavarur pavarësisht sesa është nduikimi i presioneve politike apo të vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mund të mos ndjerë rehat gjatë këtyre seancave.
Kam paraqitur prova që dëshmopjnë se ky proces ka qenë i ndikuar që në fillim të tij. Për shkak të marrjes në shqyrtim të denoncimeve anonime të bëra......

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco